BE: Zgjidhja e problemeve me fqinjët përmes dialogut, thelbësore për zgjerimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ideja që është dëgjuar në Kosovë nga kryeministri Albin Kurti dhe është përsëritur edhe nga zyrtarë të tjerë, që të ndahet procesi i integrimeve evropiane nga dialogu me Serbinë, konsiderohet në parim e palogjikshme dhe e pamundur nga shumë diplomatë në selinë e Bashkimit Evropian.

Kurti kishte thënë se është në interesin e shtetit të Kosovës, të BE-së dhe SHBA-së që procesi i anëtarësimit të Kosovës në bllokun evropian të mos jetë i lidhur me dialogun Kosovë – Serbi për normalizim marrëdhëniesh. Këto deklarata Kurti i kishte bërë në konferencën “Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimi më i shpejtë në BE”, që është mbajtur më 22 janar në Shkup të Maqedonisë Veriut.

Disa prej diplomatëve të BE-së, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se zgjidhja e problemeve apo çështjeve të hapura me fqinjët për secilin vend është në thelb të procesit të zgjerimit.

“Bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë dhe gatishmëria për zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët nëpërmjet mjeteve politike dhe dialogut, qysh nga samiti i Zagrebit në vitin 2000 e deri me sot është vendosur si kusht në procesin e zgjerimit. Pa këtë kusht, zgjerimi nuk do të kishte kuptim, sepse BE-ja nuk dëshiron të ketë vende anëtare, të cilat kanë konflikte me fqinjët“, ka thënë një diplomat i BE-së duke rikujtuar se „normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është një prej çështjeve më të rëndësishme jo vetëm për këto dy vende, por për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Edhe zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano, ka thënë se raportet e mira fqinjësore dhe pajtimi janë gur themeltar i procesit të integrimit në BE.

“Raportet e mira fqinjësore, pajtimi dhe normalizimi i raporteve janë gur themeltar i procesit të anëtarësimit në BE për secilin vend aspirues. Kjo, po ashtu, është pjesë ligjore e përfshirë në dokumentet relevante që lidhen me procesin e anëtarësimit të Kosovës, Serbisë dhe të gjitha vendeve tjera”, ka thënë në përgjigjen e tij Stano.

“Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare kanë qenë të qarta si kristali – në deklaratat publike dhe direkt me partnerët, se rruga drejt BE-së për Kosovën dhe Serbin çon përmes dialogut për normalizimin e raporteve”, ka thënë ai duke rikujtuar disa konkluzione të Këshillit të BE-së që nga viti 2013, e deri te konkluzionet e fundit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme nga 12 dhjetori i vitit të shkuar.

Lexo edhe :  Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Në ato konkluzione ishte shkruar se normalizimi i raporteve dhe implementimi i obligimeve nga dialogu janë kushte esenciale në rrugën evropiane të Kosovës dhe të Serbisë dhe të dyja rrezikojnë të humbin rastet e rëndësishme në mungesë të progresit.

Sipas diplomatëve evropianë, dialogu është mjet për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa normalizimi është kusht për të dyja vendet për progresin e tyre në procesin e integrimeve evropiane. Prandaj, thonë këto burime, është e pamundur dhe do të ishte në kundërshtim me logjikën e procesit të zgjerimit sikur ky kusht të hiqet.

Burimet e BE-së kanë thënë se edhe nga Serbia është dëgjuar disa herë se nuk mund “të mbetet peng i dialogut“, sepse Beogradi pretendon se i ka përmbushur të gjitha obligimet, kurse Kosova nuk i ka përmbushur dhe, sipas tyre, “Kosova mban përgjegjësi për mungesën e progresit në procesin e normalizimit të raporteve”.

Por, ajo që është e kuptueshme, sipas diplomatëve e të BE-së, është që secili vend që aspiron anëtarësimin në BE të ketë rrugën e vet dhe të vlerësohet në bazë të meritave të veta individuale në përmbushjen e kritereve.

“Kjo do të thotë se nëse Kosova i përmbush obligimet e saj e Serbia jo, atëherë Kosova nuk do të pengohet për të përparuar. Do të vlejë edhe e kundërta, që Serbia të mos jetë peng i dështimit të Kosovës në përmbushjen e obligimeve”, ka thënë një diplomat i BE-së.

Burimet në BE rikujtojnë se zbatimi i obligimeve nga dialogu do të bëhet edhe pjesë formale e procesit të negociatave të anëtarësimit me Serbinë, duke e përfshirë edhe në kapitullin 35 të Kornizës negociuese të BE-së siç kanë kërkuar edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian./O.S

Të fundit

Dita më e shkurtër në histori. Çfarë do të ndodhë sot në Tokë!

Sot pritet të jetë një nga ditët më të shkurtra në historinë e planetit tonë, pasi do të humbasim...

Richard Burton, zëri i thellë i tragjedisë dhe pasioni që dogji skenën dhe jetën

5 gusht 1984 - vdekja e aktorit në moshën 58-vjeçare Richard Burton (1925–1984), aktori uellsian me zë bariton dhe prani magnetike, mbetet një nga figurat...

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perla të fshehura”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, dy prej thesareve natyrore të qarkut...

Vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes, tre prioritetet e Shqipërisë

Në Bazën Ajrore të Farkës vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM) me fokus investimet në modernizim, vlefshmërinë ajrore sipas standardeve të NATO-s...

Presidentja e RMV: Jemi të turpëruar nga thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në...

Lajme të tjera

Web TV