Mbi 600 mijë turistë të huaj në Dhjetor, INSTAT: Mbizotërojnë europianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

INSTAT: Numri i tyre u rrit me 57.6% krahasuar me Dhjetorin e 2022-it

Sipas statistikave zyrtare të INSTAT viti 2023 u mbyll me 34.6% më shumë turistë të huaj se sa viti 2022.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2023 është 10 milionë e 155 mijë ndërkohë që në për 2022 ishin 7.5milionë. Rritje të ndjeshme numri i të huajve ka pësuar për muajin Dhjetor, duke u kthyer një nga muajit me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në krahasim me vitit 2022. Në Dhjetor sipas INSTAT kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 616 mijë turistë të huaj, duke u rritur me me 57,6 %, krahasuar me Dhjetor 2022.

Gjatë Dhjetorit rajoni me numrin më të lartë turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri është rajoni i Evropës me mbi 570 mijë turistë, pasuar nga Amerika me rreth 10 mijë shtetas dhe nga Azia Lindore me mbi 2 mijë turistë. Edhe gjatë 12 muajve të vitit 2023, turistët nga Europa përbëjnë shumicën, mbi 9.7 milionë.

Edhe për vitin 2024, turo-operatorët parashikojnë një rritje të numrit të turistëve të huaj me rreth 35% në krahasim me vitin e shkuar. Dhe sipas Unionit Turistik Shqiptar pritet që Shqipëria gjatë këtij viti të vizitohet nga mbi 13 milionë turistë.

/O.S

 

Të fundit

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha...

Borë, akullnaja e kafshë të egra, ky është vendi ku Trump do presë Putinin për bisedime

Donald Trumpit do t’i duhen rreth shtatë orë për të arritur në Bazën e Përbashkët të largët Elmendorf-Richardson në Alaska – dhe Vladimir Putin...

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një 27 vjeçar dhe një 40...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Lajme të tjera

Web TV