“Dikur vendosja semaforë në Astir”/ Aktori i humorit rrëfehet si asnjëherë më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eglein Laknori është një nga aktorët e humorit më të njohur në Shqipëri. Në një intervistë për programin e mëngjesit Vila24 ai ndau momente nga jeta e tij përtej profesionit duke zbuluar se cilat kanë qenë punët e para që ka bërë duke këshilluar të gjithë të rinjtë që ta duan punën cilado qoftë ajo.

“Unë kam bërë çdo lloji pune në jetë, dikur nuk kam bërë këtë punë që bëj sot. Kam punuar kamarier, banakier, kam vendosur semaforë dikur në Astir, kam lyer me bojë në projekte të ndryshme, kam punuar si shofer. Është shprehja klasike që puna është nder por i këshilloj të gjithë të punojnë se puna është realisht nder”- tha Laknori për News24 duke zbuluar dhe për raportin me bashkëshorten e tij Ana me të cilën ka disa vite martuar.

“Është koha e darkës, shkoj marr Anën nga puna dhe më pas na pëlqen të pimë një birrë të dy ose një gotë verë, e kemi si ritual. Më pas shkojmë në shtëpi dhe zgjedhim të shohim ndonjë film ose diskutojmë sesi na ka shkuar dita”- shtoi Egleini në këtë rrëfim./e.t

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV