Projektligji për zonat e mbrojtura, zbardhet letra drejtuar kryeministrit Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koordinatorja e projekteve, Ersa Prifti, ka folur në një intervistë për letrën e 56 organizatave drejtuar kryeministrit dhe institucioneve kryesore në vend me anë të së cilit kërkojnë tërheqjen e projektligjin për zonat e mbrojtura, pasi e konsiderojnë si rrezik për shkatërrimin e natyrës, thotë se nuk janë vetëm organizata në fushën e mjedisit.

Prifti bëri të ditur se firmëtare janë edhe organizata të fushave të tjera sociale, organizata të shoqërisë civile që janë bërë bashkë dhe kërkojnë tërheqjen e këtij projektligji nga seancat plenare dhe për të ndjekur procedurën e rregullt të konsultimit publik.

“Duhet dëgjesë dhe me aktorët e interesit. Duhet që publiku të mbetet i informuar dhe të jetë pjesë e vendimmarrjes.

Ndryshimet e reja cenojnë funksionin primar të zonave të mbrojtura, cenojnë mbrojtjen e tyre.

I lihet vend korrupsionit dhe ndërtimeve që janë zhvilluar shumë vitet e fundit në Shqipëri.

Në ligj shprehet se mund të ndërtohet për të zhvilluar zonat. Por nuk mund të ndërtosh, të prekësh dhe cenosh zonat e mbrojtura që janë me ligj.

Me dërgesat e kërkesave në rrugë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave, janë informuar dhe ambasadorë dhe organizatat ndërkombëtare për t’u bërë një zë më shumë ndaj ndryshimit në ligjin për zonat e mbrojtura.

Kemi mbështetje dhe nga organizatat ndërkombëtare dhe ambasadorë në Shqipëri të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre për ndryshimet që mund të bëhen. Kemi një reagim të fuqishëm deri më tani.”, përfundoi Prifti./e.t

Të fundit

Një shfaqje e Marina Abramović më ndihmoi të ndaloj së urryeri babanë tim abuzues

Zgjimi im kulturor:  nga Deborah Linton Në një ditë tetori më të ngrohtë se zakonisht, në vitin 2023, arrita herët –...

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë që të vijë. Me paga...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Dalin para gjykatës 14 doganierët e arrestuar në Qafë Botë! I kërkuan 150€ shqiptarit

Para hetuesit në Igumenicë u paraqitën që në mëngjesin e së dielës 14 doganierët e arrestuar në pikën kufitare të Mavromatis për marrje ryshfeti....

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është fugon pasagjerësh. Mësohet se nga ky...

Lajme të tjera

Web TV