“Ju betohem se Berishën…”/ Avokati Gjokutaj u jep premtimin qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Genc Gjokutaj ka marrë pjesë në protestën që po zhvillohet në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, poshtë banesës së këtij të fundit.

Ai u shpreh se procesi ndaj Berishës është politik dhe u betua para mbështetësve të ish-kryeministrit se shumë shpejt do ta lirojnë nga arresti në shtëpi.

Gjokutaj komentoi dhe vendimin e sotëm për shtyrjen e seancës ndaj Berishës që do të shqyrtonte ankimimin e vendimit të SPAK për të mos e lejuar në Kuvend, ku tha se qëllimi është djegie e mandatit.

“Ne kemi bërë një kërkesë që Berisha të shkojë në parlament, atje ku ka vendin lideri i lirisë. Kjo është një kërkesë që e kërkon ligji, që e detyron gjykatën ta bëjë. Ata e shtynë sepse nuk kish pas njoftim Berisha. Ndërsa në tetor kish njoftim kur s’kishte njoftim. Ky është një skenar i SPAK me GJKKO me qëllimin politik të zbatuar nga instrument Juridik për djegien e mandatit. E denoncoj se ky proces i liderit të demokracisë brenda një afati të arsyeshëm.

Për herë të katërt sot kërkuam përjashtimin e një gjyqtareje që i ka hyrë detit në këmbë me urdhër politik. Ne do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë këtë luftë, sepse nuk ka çështje penale, por politike.

Do ta mbysim anijen e Edi Ramës, kjo kërkon që me njëri tjetrin të flasim cdo ditë se na ka ardhur te dera. E vetmja alternativë që kemi, me pushkë pa pushkë, me penë pa penë, duhet të ecim përpara. Ju betohem se dr Berishën, që është simboli i lirisë, shpejt do ta nxjerrim. Sepse duke mbrojtur Berishën, PD dhe opozitën  në përgjithësi, i kemi bërë shërbimin me të madh familjeve tonë, njerëzve tanë. Sot është dita më e mirë, ditët e zeza pastaj vijnë”, tha Gjokutaj, avokati i Berishës./e.t

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV