Studimi/ E qara bën mirë për shëndetin, zbuloni arsyet e rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të qarit tek njerëzit është një reaksion emocional i shprehur përmes lotëve, i lidhur me ndjenjat e trishtimit, hidhërimin, gëzimin, apo ndonjë emocion tjetër. Njerëzit që qajnë perceptohen si të dobët. Ky paragjykim është shumë i gabuar, sepse e qara është një nga veprimet më të shëndetshme për organizmin. Kur njeriu derdh lotë, me to çliron edhe ndjenjat më të shtypura brenda vetes. Për më tepër, e qara nuk asociohet vetëm me emocionet negative.

Njeriu mund të qajë edhe nga lumturia. Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë. Studimet kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët. Përfitimet janë jo vetëm emocionale por edhe fizike.

E qara largon stresin

Njeriu përballet me mijëra momente stresuese çdo ditë. Kjo ngarkesë emocionale duhet çliruar dhe lotët janë mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe ndjenjat negative. Lotët përmbajnë një substancë të njohur si adrenocorticotropinë, një hormon që lidhet me stresin. Lotët përmbajnë edhe prolaktinë dhe encefalinë që janë substanca natyrale kundër dhimbjes. Kjo është arsyeja përse ndiheni më të qetë pas një të qare.

Lotët shuajnë dhimbjen

Lotët kanë aftësinë të transformojnë emocionet negative në diçka të prekshme dhe të manovrueshme. Nëpërmjet të qarës, njeriu mund të përballet më mirë me ndjenjat. E qara është hapi i parë për të kapërcyer dhimbjen fizike dhe emocionale. Për shembull, kur një fëmijë rrëzohet dhe lëndohet, reagimi i parë i tij është të qajë si pasojë e dhimbjes fizike. E njëjta gjë vlen edhe për emocionet. Nëpërmjet të qarës, njeriu i jep formë të prekshme një emocioni negativ që lëndon.

Lexo edhe :  Realizohet me sukses operacioni me teknikën e avancuar 'Whipple' te spitali i Traumës

E qara përmirëson humorin

Kur njeriu qan, truri prodhon endorfinë që rezulton në përmirësimin e konsiderueshëm të humorit. Duke qenë se nëpërmjet lotëve, çlirohet tensioni, njeriu do të arrijë të shohë gjërat më qartë dhe të ngrihet përtej vështirësive.

Çështjet psikosomatike

Sipas të dhënave të AgroWeb,org, nëse truri përcepton se diçka po të lëndon, menjëherë gjeneron një kundërpërgjigje negative në organizëm. Truri është si një thikë me dy presa. Nëse nuk i çlironi emocionet, ndjenjat apo mendimet mund të shkaktojë çrregullime psikosomatike siç janë depresioni, ankthi dhe vetëvlerësimi i ulët. Njërëzit e prekur nga depresioni ose ata që janë gijthë kohën të mërzitur dhe nuk e shprehin, vuajnë nga çrregullime me tretjen ose kanë oreks të dobët. Për më tepër, ata janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me frymëmarrjen. Përmbajtja e lotëve dhe mërzisë shkakton jo vetëm probleme me stomakun, por edhe ekzema në lëkurë dhe probleme më të thella.

E qara përmirëson shikimin

Lotët lubrifikojnë membranat e syve. Nëse ju i mbani lotët atëherë rrezikoni të dëmtoni shikiminin, sepse një nga funksionet kryesore të lotëve është të hidratojë sytë. Lotët janë rezultat i disa reagimeve kimike dhe nxiten nga një sërë faktorësh:

  • Ambienti dhe njerëzit që ju rrethojnë
  • Agjentë të jashtëm që tjetërsojnë mukusin e syve
  • Marrëdhëniet biokimike mes trurit (kujtesa, emocionet, ndjenjat) personalitetit dhe humorit.
  • Është e rëndësishme të mësoni se nëse ju nuk qani dot, atëherë trupi do të qajë për ju.
  • E qara mbron trupin nga manifestimet fizike të dhimbjes.

Mirë është të derdhni lot lumturie, por edhe ato prej dhimbjes nuk duhet t’i frenoni pasi janë pjesë e natyrës njerëzore./O.S

Të fundit

Meta po mbahet në burg për analizat financiare të ish vjehrrës!

Avokati i Ilir Metës përmes një konference për mediet ka paraqitur versionin e tij kundër akuzave të SPAK. Kujtim Cakrani shprehet se...

Kujdes ku dhe si parkoni makinën/ Policia me ‘dorë të hekurt’, e pësojnë 7 shoferë

Shtatë drejtues mjetesh janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë, pasi janë konstatuar duke parkuar në mënyrë të parregullt në rrugë. Pas urdhrit të kryeministrit...

Kosova, 15 vite nga fitorja/ Gjykata Ndërkombëtare konfirmoi shpalljen e pavarsisë

15 vite me pare, Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage, më 22 korrik 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt...

9 muaj në burg, Meta sytë nga Strasburgu, kërkon lirinë jashtë vendit

Liria e Ilir Metës vijon të jetë në duart e drejtësisë shqiptare, por rikthimin e saj kryetari i Partisë së Lirisë e shpreson nga...

Një jetë mes sfidash/ Neritan Ceka: Me paratë e shtëpisë, babai bleu bibliotekën

Prof.Dr. Neritan Ceka i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ u shpreh se babai i tij me paratë që kishte për të blerë shtëpinë, bleu bibliotekën...

Lajme të tjera

Web TV