Bylykbashi: “Zgjedhorja”, vijim i pazarit Rama–Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Për demokratët e Rithemelimit kalimi “online” i komisonit për reformën zgjedhore minon gurin e themelit për një proces gjithpërfshirës. Oerd Bylzkabashi pretendon se ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës për të ndryshuar kodin dhe për të siguruar votat në Parlament.

 

Reforma zgjedhore tashmë i ka kaluar punimet “online” për të shmangur ndërprerjen e saj nga grupimi i Rithemelimit. Edhe pse Gazmend Bardhi po bën një “largim” nga Berisha, ai që i ka dalë për zot reformës zgjedhore është Oerd Bylykbashi. Për demokratin kalimi “online” i Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke lënë jashtë përfaqësimit shumicën brenda grupit të demokratëve minon gurin e themelit për një proces gjithpërfshirës. Ai bashkëdrejtimin nga dyshja Gjiknuri-Alibeaj e sheh si vijim të pazarit mes Bashës e Ramës, që nga 18 Maji i vitit 2017. “Qartazi Edi Rama nuk kërkon konsensus, por ka dalë në një ekspeditë peshkimi për vota dhe ky peshk që mund t’i garantojë këtë tepsinë e Reformës Zgjedhore është Lulzim Basha”, tha Bylykbashi. Ai zbërthen një ndër skenarët më të mundshëm që sipas tij mazhoranca do vërë në zbatim për ta marketuar këtë reformë si gjithëpërfshirëse me të zgjedhurit e Lulzim Bashës në tryezë. “Mund të jetë rënë dakord në dhomë të mbyllur për ta veshur me një mantel konsesualizmi të rremë”, tha ai. E në funksion të këtij pazari sheh edhe propozimet e Bashës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, përmes të cilave synohet të ndryshohet edhe Kushtetuta. “Propocional kombëtar me prim. Primi garanton Edi Ramën që mos të zbresë kurrë”, ka nënvizuar ai. Bylykbashi pranon që sistemi aktual është toksik, por thotë se nëse palët ulen në tryezë mund të gjendet një formulë që garanton proporcionalitet. “Vret pluralitetin e partive në Parlament. Kush është sistemi? Mund të fillojë që nga mazhoritari”, ka nënvizuar ai. Pjesë të pazarit sheh edhe mundësinë e ndryshimit të hartës territoriale. “Uroj mos jetë kjo marrëveshje më jep një kalë të të jap një gomar siç ishte marrëveshja me jep Vettingun të të jap Reformën territoriale”, tha demokrati. Dy vjet më parë demokratët propozuan shtimin me 34 njësi vendore të ndarjes territorial, duke e çuar në 95 numrin e bashkive në mbarë vendin, draft ky që nuk u pranua nga shumica.

Lexo edhe :  “PS do të marrë më shumë vota sesa në 2021”- Spiropali bën parashikimin për qarkun Tiranë

 

 

 

Të fundit

Avioni i Vuçiç bën ulje emergjente, mund të mos mbërrijë në Moskë

Aeroplani i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili u nis për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën...

Shqiptarët tremben nga bankat, kërkojnë borxh tek të afërmit

Familjet shqiptare parapëlqejnë të marrin lekë për nevojat e tyre tek të afërmit, më shumë se sa te bankat. Më këtë përfundim del një sondazh...

Ushtria e Kosovës po vjen për të ndihmuar në kërkime për Ardit Beshirin!

Prej pesë ditësh vijojnë kërkimet intensive për Ardit Beshirin, 29-vjeçarin që u zhduk nën një masiv dheu ndërsa punonte me eskavator në një fabrikë...

Shqiptari shiste kokainë në zonën e gangsterëve në Liverpool, dënohet me 3 vite burg

Një 18-vjeçar shqiptar është dënuar me më shumë se tre vite burg pasi u dënua për vepra posedim dhe shpërndarje kanabisi në Suffolk dhe...

Moment paniku, senatores në Florida i bie të fikët në mes të konferencës

Senatorja e shtetit të Floridës, Lleana Garcia, ra pa ndjenja gjatë një konference për shtyp të organizuar nga Guvernatori Ron DeSantis të martën. Ndërsa Garcia...

Lajme të tjera

Web TV