Linjë nënujore deri në Egjipt/ Rama: I rëndësishëm për besimin e sipërmarrjes në terësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të Hënë është nënshkruar marrëveshja e rëndësishme me kompaninë “4iG” për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama falënderoi gjithë skuadrën e kompanisë prestigjioze për këtë projekt madhështor i cili sipas tij e çon akoma më përpara vendin tonë në fushën e inovacionit.


“Kompania që në Shqipëri zotëron kompaninë “One” dhe që sot vjen si një partner i qeverisë shqiptare për të ndërtuar këtë lidhje të parë ndërkontinentale të Shqipërisë që do kthehet në një pikë kyçe për transportin e shpejtë dhe të sigurtë të të dhënave përmes një fibre optike lidhëse midis Egjiptit dhe Shqipërisë, duke i dhënë mundësi vendit tonë për një akses në këtë rrugë të re të Mesdheut për një sërë vendesh të Evropës Qendrore. “

Të pranishëm në këtë event ishin edhe ministrja e Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku si dhe CEO i kompanisë “4iG”  Peter Fekete. Kreu i qeverisë përpos falënderimeve, u shpreh optimist dhe për punën që skuadra shqiptare do bëjë për ta zbatuar këtë projekt.

“Mendoj se nga njëra anë është projekt i mirëseardhur sepse rrit masën e mozaikut të projekteve për ta transformuar Shqipërinë në një vend kampion në rajon për inovacionin, por nga ana tjetër është i rëndësishëm për besimin e sipërmarrjes në terësi. Një besim që rritet vit pas viti  dhe gjen shprehje në këtë rast përmes kompanisë 4 iG që zgjodhi Shqipërinë si pikë referimi për këtë projekt shumë ambicioz. Në pamje të parë, projekti nuk ka shifra marramendëse, por në thelbin  e vet është marramendës për nga impakti dhe vlera që do krijojë. Duke i falënderuar dhe njëherë vendimmarrësit dhe skuadrën e kompanisë si dhe duke patur besim të plotë se pala jonë do jetë në lartësinë e duhur ttë zbatimit të projektit për vënien në funksion të kësaj autostrade, shënon një gur kilometrik në rrugën tonë drejt Shqipërisë 2030.”/O.S

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV