Rithemelimi në protestë, edhe Bardhi nën dritaren e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi i Rithemelimit brenda PD-së, mbajti dje protestë para Parlamentit dhe poshtë banesës së Sali Berishës, duke shënuar edhe një “pikë ktehese” pasi për herë të parë Gazmend Bardhi dhe grupimi i tij iu bashkuan “lobit Berisha”. Protesta kombëtare u lajmërua që do të mbahet më 20 shkurt, që është edhe prova e forcës së numrave.

Grupi i Rithemelimit në PD mbajti dje protest para Parlamentit, duke regjistruar disa shenja vendosmërie dhe përlasje deri fizike por nën kontroll në fillim mes protestuesve dhe policisë dhe më pas mes deputetëve të PD-së dhe Gardës së Republikës. Në numër disi më të lartë se “protestat poshtë shtëpisë së Berishës”, ky grupim I opozitës dha edhe një tjetër shenjë. Gazmend Bardhi dhe deputetët që e mbështesin për herë të parë pas më shumë se një muaji iu bashkuan grupit tjetër poshtë banesës s ëish-liderit Sali Berisha I cili është në arrest shtëpie, nën dyshimin e “korrupsionit pasiv”. Protesta nisi pak para se të fillonte seanca parlamentare ku deputetët e opozitës ndezën zhurmuesit dhe u konfrontuan me Gardën e Republikës, ndërkohë që  kyeparlamentarja Lindita Nikolla tha se ishte e pamundur që kjo seancë të vijonte. Ndërsa protestuesit e opozitës që u mblodhën jashtë sallës së Kuvendit, u përplasen me forcat e rendit. Ndërkohë që deputetët demokrat pasi u përplasën me gardën, u futen në sallën e Parlamentit. Protestuesit jashtë sallës kanë hedhur kapsolle dhe tymuese ndaj forcave të policisë, ndërkohë që efektivët e FNSH kanë qëndruar në gatishmëri. Pas përfundimit të seancën parlamentare, deputetët e grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës iu bashkuan protestuesve që u mblodhën jashtë sallës së Kuvendit. Gazment Bardhi ka deklaruar për mediat pas përfundimit të tubimit jashtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha se PD është e bashkuar. Bardhi u shpreh se grupi parlamentar, por edhe Partia Demokratike në tërësi është e bashkuar. Ai tha se pas aksioni në parlament demokratët do duhet të ndërtojnë edhe aksionin jashtë tij, për të cilin sipas tij do të duhet shumë punë. “Grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar. Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksioni në parlament na duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë tij. Ka shumë punë për t’u forcuar, por një gjë është e sigurtë. PD është e bashkuar”, u shpreh Bardhi. Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, tha para mbështetësve të opozitës se kryeministri Edi Rama është një frikacak. “Kemi një kryeministër që hyn dhe del nga vrimat. Një frikacak të mbaruar. Keni një kryeministër që fshihet pas fustaneve të ministreve dhe këmbaleve të Gardës. Kur kemi një frikacak, të mbaruar është turp për ne që të mos e rrëzojmë këtë pis pisi që ka rrëmbyer dhe vjedh vendin ditë përditë. Asnjë hap mbrapa ndaj këtij frikacaku. Do ta shikoni do ikë me vrap. Vendosmëria jonë nuk duhet të ndryshojë. Kemi fuqinë dhe të drejtën me vetë, kurse hajduta trima nuk ka pasur kurrë”, tha shkurt Vasili.

Lexo edhe :  Zbulohet marrëveshja e Ramës dhe kryeministrit britanik, firmoset nesër në Tiranë

Berisha lajmëron protestën kombëtare

Më 20 shkurt opozita e bashkuar do të zhvillojë një protestë kombëtarë. Datën e ka bërë të ditur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nga ballkoni i shtëpisë së tij ku ndodhet në arrest shtëpie u shpreh se kjo do të jetë dita kur do të dridhen themelet e pushtetit. “Miqtë e mi kjo është betejë e triumfit, betejë e triumfit të luftëtarëve të lirisë, betejë e atyre që e duan Shqipërinë në Europë, betejë e triumfit të ëndrrave të të rinjve shqiptarë. Të dashur miq, ka vetëm një rrugë drejt fitores, betejë pa kthim, mosbindje civile. Me 20 shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve.  20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës. Demokrate e demokratë, simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit të shqiptarëve janë parlamentit Rama-Linda, kryeministria e Edvin Kristaq Xhelatit, SKAP-i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit. Nuk ka forcë në botë që do mbrojë këto simbole të krimit, të poshtërimit të shqiptarëve para jush, njerëzve idealistë, njerëzve atdhetarë, njerëzve demokratë. Para luanit të zgjuar të shqiptarëve, ndaj dhe beteja e luanit do të jetë shembja e këtyre ngrehinave të krimit”, tha Berisha. Tashmë opozita e drejtuar nga “arresti shtëpiak”, është në një provë serioze force dhe kjo lidhet pikërisht me protestën kombëtare të 20 shkurtit e cila do të mbahet në Tiranë. Kjo është protesta e parë që thirret pa Berishën në podium.

 

 

Të fundit

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën...

E rëndë, prifti bie nga çatia e kishës në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00,...

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit!Dumani: S’keni të dhëna!

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në qendër të prezantimit ishin tetë shtylla kryesore,...

Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre. Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht...

Sarandë/ Dyshohet se i shiti drogë 15-vjeçares, nis hetimi për të riun!

Një 22-vjeçar i cili dyshohet se i shiti një sasi lëndë narkotike kokainë një vajze 15-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja mësohet...

Lajme të tjera

Web TV