Aktivitete për 104-vjetorin e Tiranës kryeqytet, ja plani i lëvizjes së automjeteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e 104-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktibvitetesh të ndryshme  në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash.

Plani i lëvizjes së automjeteve:

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të organizimit të aktiviteteve me rastin e 104 vjetorit të Tiranës, në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” me rrugën “Myslym Shyri”, deri në kryqëzimin e rrugës “Reshit Çollaku” me rrugën “Myslym Shyri”, nga data 09.02.2024 ora 21:00, deri në datën 11.02 2024 ora 03:00. 2. Qarkullimi i automjeteve, do të devijojë në rrugët “Vangjush Furxhi”, “Islam Alla”, “Hajdar Hidi”, “Shyqyri Bërxolli”.

3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme./e.t

Të fundit

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e javës së parë në Kategorinë Superiore

Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e...

20 gusht 1866, fundi zyrtar i Luftës Civile Amerikane

Më 20 gusht 1866, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Andrew Johnson, shpalli me dekret presidencial se Lufta Civile Amerikane konsiderohej zyrtarisht e përfunduar. Në fakt,...

Bizneset shqiptare përdorin Inteligjencën Artificiale më shumë se rajoni dhe BE-ja

Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me Rajonin dhe vendet BE, bizneset tona janë duke e përdorur inteligjencën Artificiale (IA) me shumë se...

Paratë dhe ushtarët, pse Putin këmbëngul të takohet me Zelenskyn

Analizë e La Stampa Vetëm tre ditë pas samitit në Alaskë, Vladimir Putin u gjend përsëri në pozicion mbrojtës. Ndërsa Zelensky dhe aleatët europianë kanë arritur...

Ç’po ndodh me turizmin tonë të verës?

Nga Fatos Çoçoli Vera e këtij viti duhej të ishte një tjetër histori suksesi për turizmin shqiptar. Dhe në fakt, Rinasi zien çdo ditë, hyrjet...

Lajme të tjera

Web TV