VIDEO/ Situatë komike në BBVA, Juli vesh reçipetat e Merit dhe iu vardiset meshkujve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Albania 3, ku çdo cep mund të transformohet në arenën e argëtimit, banorët kanë qenë dëshmitarë të një episodi të papritur qesharak.

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, ka zgjedhur të vendosë buzëqeshjen në fytyrat e banorëve duke krijuar një situatë komike që do të mbahet mend për kohë të gjatë.

Situata filloi të marrë formë kur Juli, vendosi të bëjë një shaka duke “vjedhur” reçipetat e Merit, astrologes së shtëpisë.Në një veprim qesharak dhe me ndihmën e Meritonit, Julian vendosi t’i veshë ato reçipeta, duke i shtuar më tej një mbulesë transparente për të kompletuar “kostumin” e tij të improvizuar.

Pamja e tij e re bëri që banorët të shpërthenin në të qeshura. Kjo skenë e papritur bëri që shtëpia e Big Brother të mbushej me zëra të të qeshurave, duke sjellë një moment lehtësimi dhe komik për të gjithë banorët.

Big Brother VIP Albania 3 përndryshe do të ketë të eliminuarin e radhës këtë të shtunë, i cili do të jetë njëri prej tre të nominuarve që këtë javë janë: Ilnisa, Gazmendi dhe Meri./E.T

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV