Festime për çdo grupmoshë dhe aktivitete të shumta për 104-vjetorin e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festime për çdo grupmoshë do zhvillohen në rrugën “Myslim Shyri”

Në 104-vjetorin e Tiranës si kryeqytet bashkia ka vendosur që të zhvillojë një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat pranë zonës së “Myslim Shyrit” gjatë fundjavës. Drejtoresha e Promovimit të Qytetit jep më tepër detaje se si është konceptuar kjo festë në zemër të kryeqytetit.

Mirela Koçollari: Duke filluar me aktivitete për fëmijë, piktura, craft, gjëra artizanale ku fëmijët mund të punojnë me baltën, të mësohen si mbillen lulet. Do ketë një pjesë të mirë edukuese për pjesën e riciklimit dhe mjedisit. Më pas do kemi sportin që do zërë pjesën më të madhe të hapësirë. Është menduar si një festë ndërgjegjësuese për qytetin.

Festimet për 104-vjetorin e Tiranës do të kulmojnë me koncertin muzikor në mbrëmje.

Mirela Koçollari: Në orët e vona të ditës do të ketë një street party për të rinjtë me DJ të ndryshëm shqiptarë. Kjo në fakt përqafohet shumë dhe do jetë festë me disa ngjyra dhe tipologji aktivitetesh.

Për shkak të aktiviteteve do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frasheri” me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqezimin e rrugës “Reshit Çollaku”./O.S

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV