Rama: Vizita e Blinken tregon se Shqipëria është një vend i rëndësishëm për SHBA-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken tregon se SHBA e konsideron Shqipërinë një vend të rëndësishëm dhe ka një konsideratë të veçantë për rolin qw Shqipëria ka marrë përsipër të luajë në rajon.

“Angazhimi i fundit në Këshillin e Sigurimit, ku Shqipëria ka marrë një falenderim jashtëzakonisht domethënës nga përfaqësuesja e Shtetit të Bashkuara, ambasadorja në atë tryezë për kontributin e veçantë. Sigurisht që kjo vizitë lidhet edhe me një besim shumë të fortë të aleatëve tanë strategjikë tek Shqipëria, tek pesha e Shqipërisë sot në rajon dhe patjetër edhe me një konsideratë të veçantë për rolin qw Shqipëria ka marrë përsipër të luajë në rajon si një vend me dorën e shtrirë të miqësisë për të gjitha shijet e lagjes sonë Ballkanike në mes të Evropës”, tha Rama.

Ai tha se Shqipëria është ngjitur në një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe prezantimit të saj ndërkombëtar.

“Sot Shqipëria është ngjitur në një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe prezantimit të saj ndërkombëtar, falë edhe një sërë hapash shumë të rëndësishëm që ne kemi bërë në politikën tonë të jashtme, por edhe një sërë angazhimesh të paimagjinueshme, deri kur ka ndodhur, të Shqipërisë në tryezat më të rëndësishme të politikës ndërkombëtare”, tha Rama./O.S

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV