Tirana rrëzon për muajin janar nga “froni” Beogradin si aeroporti më i madh në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka shënuar një rekord historik. Për herë të parë në historinë e aeroportit, sipas shifrave zyrtare të muajit që lamë pas, Tirana rrëzoi nga “froni” Beogradin duke e kaluar me numrin e pasagjerëve. Edhe pse në mediat e huaja raportohet se Aeroporti i Beogradit ka parë janarin më të ngarkuar në histori, aeroporti i Tiranës ka shënuar shifra të frikshme. Aeroporti Nikola Tesla i Beogradit ka pritur 569.572 pasagjerë gjatë muajit janar, ndërsa Tirana 620 000 pasagjer. Aeroporti në kryeqytetin serb ka qenë numri një i padiskutueshëm në Ballkan gjatë dekadave të fundit, por situata tashmë ka ndryshuar dhe  Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” po ngjitet në majë.

Historike, Tirana rrëzon për muajin janar nga “froni”

Rekord historik me 7 milionë pasagjerë gjatë 2023

Aeroporti i Tiranës nisi t’i japë provat si më i miri që vitin e kaluar, pasi priti 7 milionë pasagjerë gjatë 2023, duke shënuar shifrën më të lart historike që ky aeroport ka patur brenda një viti. Ky është një sukses që i shtohet arritjeve të vazhdueshme të aeroportit, duke nënvizuar edhe rolin e tij në sektorin e aviocionit në Shqipëri. Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit. “Jemi krenarë për dyfishimin e pasagjerëve në TIA, në krahasim me vitin 2019 dhe me rritjen prej 35% në krahasim me vitin 2022. Kjo falë të gjitha linjave ajrore, por sigurisht, falë edhe shtimit të linjave low cost”, deklaroi pak javë më parë z. Piervittorio Farabbi, Drejtori Operativ i këtij aeroporti. Duke vazhduar rolin e tij si një portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet kryesore globale, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për të ofruar shërbime më të mira, për të nxitur turizmin dhe për të kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit. Gjithashtu, aeroporti e sheh veten të përgatitur mirë për fluksin e ardhshëm të pasagjerëve, me punonjës shtesë, pajisje të reja të trajtimit dhe zgjerimit të pikave elektronike të kontrollit kufitar do të përshpejtojnë përpunimin e pasagjerëve. Çdo gjë është gati dhe sinjali i këtij numri të frikshëm turistësh në vendin tonë vetëm për janarin, tregon se rekordi i turistëve vitin e kaluar mund të thyhet dhe Aeroporti i Tiranës po tregon se është gati për çdo sfidë./e.t

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV