Berisha nderon Navalnyn: 1 minutë heshtje për opozitarin e pamposhtur ndaj regjimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i opozitës, Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, ka mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalny.

Berisha tha se Navalny do të mbetet frymëzim për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet.

Berisha: Në këtë fjalë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për veprën e pavdekshme të disidentit, opozitarit të pamposhtur ndaj regjimit diktatorial, barbar të Vladimir Putinit, Aleksej Navalnyt.

Për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet, Navaly do të mbetet frymëzimi i tij. Ai kaloi jo njëherë, por disa herë nga vdekja në vdekje dhe kurrë nuk pushoi së luftuari kundër diktatorit mizor dhe regjimit të tij.

Ndaj dhe ju ftoj ju luftëtarë të lirisë, ta nderojmë me 1 minutë heshtje këtë luftëtar të lirisë, frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturave, regjimeve putiniste kudo që ndodhen./E.T

Të fundit

Shefi i NATO-s flet nga Tirana për bisedimet Rusi-Ukrainë: Putin bëri gabim të madh…

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, nga Tirana ka komentuar negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, që po zhvillohen...

FOTO/ Samiti në Tiranë, Rama me atletet me numrin 5 të fitores pret udhëheqësit e Europës

Tirana mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Edi...

A mendoni se Shqipëria do jetë në BE në 2030? Kallas: Vendi po bën progres të shkëlqyer

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së BE, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas, mbërriti sot në Tiranë në kuadër...

Gjërat që shfaqen shpesh në ëndrrat e tua, mund të mos jenë thjesht rastësi

Shumica e njerëzve i trajtojnë ëndrrat si një film i çuditshëm që truri sajon kur flemë – herë romantik, herë horror, herë komplet pa...

Bora “sfidon” verën, zona Bogë-Theth zbardhet në mes të majit

Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë...

Lajme të tjera

Web TV