“Pas sulmit në Banjskë qëndron Vuçiç”, Osmani: Ma kanë konfirmuar edhe aleatët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç qëndron prapa sulmit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një intervistë për mediumin arab “Al Aan” dhënë më 8 shkurt, të cilën Presidenca e Kosovës e shpërndau sot në Facebook, Osmani tha se i është konfirmuar edhe nga aleatët se Vuçiçi qëndron pas sulmit të 24 shtatorit.

Këto dëshmi janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Gjithçka çon te Vuçiqi. S’po flasim te humbja e tij e kontrollit ndaj disa bandave. Po flasim për të se ka organizuar e urdhëruar sulmet nëpërmjet bandave. E tash po mundohet t’i ikë përgjegjësisë, duke dhënë disa emra. Të gjithë e dinë, kam pritur në zyre shumë mysafirë e liderë e ma kanë konfirmuar këtë. Ka raste edhe kur i kanë thënë Vuçiqit direkt, se kanë shumë dëshmi se ai ishte pas sulmit. Është konfirmuar kjo dëshmi nga aleatë të ndryshëm.

Gjitha dëshmitë janë aty për ata që duan t’i shohin. Por, ka disa shtete që s’duan t’i përdorin e të tjerat që duan t’i injorojnë. Por, historia na ka mësuar rëndë në shumë raste, se kur autokratët mundohen të qetësohen, atëherë ata inkurajohen të bëjnë më tepër e jo më pak”, tha Osmani./O.S

Të fundit

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me...

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën në periferinë lindore të Romës...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Lajme të tjera

Web TV