Hapet sërish dosja për shkaqet e vdekjes së Pablo Nerudës/ U helmua apo vdiq nga kanceri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjysmë shekulli më vonë, Kili do të përpiqet edhe një herë të zbulojë misterin e vdekjes, në vitin 1973, të poetit nobelist Pablo Neruda, i cili mund të jetë helmuar, pak ditë pas grushtit të shtetit të Augusto Pinochet.

Gjykata e Apelit e Santiagos urdhëroi këtë të martë rihapjen e dosjes “për të kryer siç duhet procedurat” e kërkuara nga paditësit, të cilat sipas vendimit të saj “mund të zbardhin faktet”.

Rifillimin e hetimeve e kishin kërkuar të afërmit e poetit, mes të cilëve edhe një nga nipat e tij, si dhe Partia Komuniste, anëtar i së cilës ishte Neruda.

Vendimi i Gjykatës së Apelit anulon urdhrin e gjyqtares Paola Plasa për mbylljen e hetimeve për shkaqet e vdekjes së poetit, i cili u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1971.

Pablo Neruda vdiq më 23 shtator 1973, dymbëdhjetë ditë pas grushtit të shtetit të gjeneralit Pinochet dhe rrëzimit të presidentit socialist të Kilit, Salvador Allende, një mik i ngushtë i poetit. Rasti i vrasjes së tij u shfaq në vitin 2011, pas zbulimeve të bëra nga Manuel Araya, i cili në atë kohë ishte një anëtar i ri i Partisë Komuniste dhe punonte si ndihmës dhe udhërrëfyes i autorit. Sipas kësaj teorie, Neruda vdiq pasi mori një injeksion në prag të nisjes së tij për në Meksikë, ku synonte të mërgohej për të organizuar rezistencën ndaj regjimit të Pinochet.

Deri në atë kohë, versioni zyrtar thoshte se poeti vdiq nga kanceri i prostatës.

Gjykata e Apelit kërkoi gjithashtu një “analizë të re të certifikatës së vdekjes të nënshkruar nga Dr. Vargas Salazar, ku thuhet se Neruda vdiq nga metastaza e kancerit të prostatës. Për të dëshmuar janë thirrur edhe dëshmitarë të rinj dhe një ekspert i bakterit ‘clostridium botulinum’.

Të fundit

“Paralizohet” kryeqyteti për Derbi-Tirana, ja rrugët që do të bllokohen ditën e sotme

Në kuadër të ndeshjes mes “Tiranës” dhe “Partizanit” kryeqyteti do të “paralizohet” përgjatë ditës së nesërme. Policia e Shtetit...

Skema e re e pensioneve, po diskutohet ulja e kontributeve dhe e viteve të punës

Qeveria shqiptare, Banka Botërore dhe grupet e interesit janë duke diskutuar ndryshime në reformën e pensioneve, të cilat do të jenë gati deri në...

Ende pa u divorcuar nga Elia, Princ Leka nis bashkëjetesën me fotografen

Princ Leka është ende në proces divorci me bashkëshorten e tij, por kjo nuk e ka ndaluar që të jetojë ditë të lumtura me...

“Je si plakat e këqija”, plas keq mes Orit dhe Arbrit në BBV: Nuk të konkurroj dot

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme të Big Brother VIP 3 në Top Channel, ka pasur edhe debate mes opinionistëve, Ori Nebiaj dhe Arbër...

Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, policia ‘blindon’ zonën

Ekspertë të grupit hetimor kanë rrethuar banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Tonin Sterkaj, ku rreth...

Lajme të tjera

Web TV