Zgjedhjet e 2025/ Rama “ndez motorët”, kërkon cens real të antarësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PS-së Edi Rama dhe drejtuesit e qarqeve ishin fizikisht në seli ndërsa anëtarët e saj i ndoqën punimet online. Kryeministri  ka shprehur pakënaqësi dhe ka kërkuar një cens real të anëtarësisë së socialistëve për të ndarë pjesën aktive nga ajo joaktive. Ai tha se PS po ndryshon veten

Pas Asamblesë së partisë, kryesocialisti Edi Rama ka thirrur pasditen e të mërkure në selinë rozë drejtuesit e qarqeve, për të ndarë punët për zgjedhjet e 2025. Porosia kryesore e Ramës është realizimi i cencusit real të anëtarësisë aktive dhe evidentimi i atyre që nuk janë duke kryer detyrën siç duhet. Një detyrë tjetër mjaft të rëndësishme që Rama ua ka ngarkuar drejtuesve të qarqeve është zgjerimi i anëtarësisë, ku të paktën çdo organizatë do duhet të shtohet me të paktën 4 anëtarë të rinj. Që do të thotë se kërkon minimalisht 20 mijë anëtarë të rinj, pasi PS ka mbi 5 mijë organizata. Edhe njëherë tjetër, njësoj si në Asamble, numri një i socialistëve vuri theksin te analiza dhe dokumentimi, me raporte fikse, fotografi të punës së bërë në çdo qelizë të partisë dhe pas kësaj njoftoi se do të ketë zgjedhje në periudhën 15 mars-15 prill. “Janë konstatuar probleme në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë. Ka nevojë për të arritur me balancën gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave te Partisë. Duhet një census real i anëtarëve aktivë. Duhet te ndahet veç pjesa jo aktive. Duam minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë. Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 mars-15 prill. Duhet ripërtëritje të çdo qelizë të partisë. Barrën kryesore e kanë drejtuesit politikë edhe pse kanë ngarkesë të madhe. Të bëhet edhe një analizë për çdo kryetar njësie organizative. Duhet të na përfaqësojnë totalisht në këtë përpjekje. Strukturat janë aty për hallet e njerëzve. Të ketë një iventar për çdo familje”, tha Rama. Më herët, në Asamblenë e Partisë, Rama bëri të qartë që nuk do të ketë ndëshkime, por riorganizim për zgjedhjet e 2025, ku mazhoranca kërkon mandatin e katërt. Ndërsa pas mbledhjes së Asamblesë, Rama tha para gazetarëve se Partia Socialiste është në fazën e angazhimit për anëtarësime të reja dhe në barazimin e kuotave gjinore në disa prej zonave rurale. “Jemi me anëtarësimet shumë më mirë se çfarë disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin. Tani jemi në fazën e dytë që është faza e angazhimit për anëtarësimet e reja dhe adresimin e balancës gjinore në çdo qark. Nuk mund të them qarqe problematike po ka pika të caktuara kryesisht në zonat rurale ku duhet bërë më shumë punë për të pasur barazi gjinore mes burrave dhe grave”, tha Rama. Kryeministri tha se Partia Socialiste ndryshon vetveten dhe shtoi se ka një angazhim pozitiv nga drejtuesit politikë në qarqe. “Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, prandaj PS është fituese sepse nuk pret që ta ndryshojnë tjerët por ndryshon veteveten. Unë shoh një angazhim pozitiv plus që sistemi ynë që ka një komponent gjithmonë e më të zhvilluar digjital, ka pasqyra që flasin vetë dhe nuk ka të bëjë vetëm me atë që raportojmë ne me fjalë”- shtoi kryesocialisti.

Lexo edhe :  “Pact of Free Cities” / Kryebashkiakët kryesorë të botës mblidhen në Tiranë më 5 Shkurt

Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se Asambleja është një organizim i brendshëm dhe se PS është e vetmja parti që ka institucione të brendshme funksionale. “Për të marrë përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet të prisni orën 17:30, por mund t’ju them thjesht dhe vetëm një fjali që PS-ja është e vetmja parti politike në këtë vend që ka institucione të brendshme funksionale dhe natyrshëm që të gjitha këto institucione, strategji dhe ky organizim është diçka e ADN-së së brendshme të PS-së. Kështu që mos u habisni që ne të mblidhemi çdo ditë, natyrshëm, jashtë orarit zyrtar të punës”, tha Balla. Asambleja e PS do të mblidhet edhe më 16 mars në një takim në qytetin e Durrësit. Takimi i fundit i anëtarëve të Asamblesë ishte më 11 shkurt ku u bë një analizë e strukturave socialiste në qarqe. Ndërsa në fokus ishin edhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2025.

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV