Jo vetëm në Londër, Amsterdam, Francë e Gjermani, protesta kundër Rusisë do të zhvillohet edhe në Tiranë. Këtë të shtunë në orën 12⁰⁰, qytetarët do të protestojnë përpara ambasadës ruse për t’i thënë ndal luftës.
“2 vite nga lufta në Ukrainë!
Jo vetëm sot, por gjithmonë, solidarizohemi me popullin ukrainas. Bashkohuni me ne në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës më 24 shkurt, në orën 12⁰⁰, për të treguar përkrahjen tonë për paqe dhe liri”, shkruan Erion Veliaj./O.S