Kujtojmë se Dako u la në arrest shtëpie këtë të martë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila i ndryshoi masën e sigurisë. Shkak për këtë u bë fakti se kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati pa dokumentacionin e nevojshëm.
Pak javë më parë GJKKO kërkoi nga SPAK që deri në datën 27 Shkurt të plotësojë dosjen edhe me një akt ekspertimi në lidhje me projektin e vijës bregdetare, për të cilën Dako dhe disa ish-zyrtarë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën.
Afati i përcaktuar nuk u zbatua për shkak të mungesës së akt-ekspertimit topografik. Në këto kushte seanca u shty për më 18 Mars. Vangjush Dako u arrestua në Qershor të vitit 2023 me urdhër të SPAK./O.S