Zgjedhjet paraprake në Miçigan, test i rëndësishëm për Biden dhe Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish Presidenti Trump, po përballet me një bllok votuesish këmbëngulës republikanë që favorizojnë rivalen e tij Nikki Haley, apo që thjeshtë nuk janë të bindur se ai mund të fitojë në një ri-përballje me Presidentin Biden. Ky i fundit, në Miçigan përballet me kundërshtimin e madh të votuesve të zhgënjyer arabë nga mbështetja e Presidentit Biden për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Presidenti Biden dukej i qetë gjatë një aktiviteti fushate në Nju Jork të hënën në mbrëmje.

“Kam para me vete, dëshiron dikush akullore? Nuk është ryshfet”, u drejtohet ai me shaka gazetarëve.

Por, mbi 1200 kilometra larg Nju Jorkut, disa orë më vonë, u hapën kutitë e votimit për zgjedhjet e brendshme partiake në një shtet që mund të nxjerrë në pah dobësitë e zotit Biden për zgjedhjet presidenciale.

Zemërimi i votuesve arabë në Miçigan, për shkak të përkrahjes pa rezervë për Izraelin, mund të ndikojë në fushatën e zotit Biden në zgjedhjet e përgjithshme.

Adam Abusalah, 23-vjeçar palestinezo-amerikan, gjatë fushatës të vitit 2020 shkonte derë më derë në lagjen e tij në Dearborn (Dirborn) të Miçiganit, duke bërë fushatë për presidentin Joe Biden. Tani, ai bën fushatë aktive kundër Presidentit. Shpesh, ai mund të shihet duke shkuar nëpër protesta me një furgon me sloganin ‘Xho Gjenocidi’ , një parullë e përdorur nga arabo-amerikanët me të cilën ata e akuzojnë Presidentin se po përkrahë atë që e quajnë si gjenocidi izraelit në Gazë.

“Shtatëdhjetë e pesë për qind e muslimanëve në Miçigan votuan për Bidenin. Tani, ai po dërgon më shumë bomba, më shumë armë për të bombarduar fëmijët, gratë dhe burrat e pafajshëm palestinezë. Kështu që ne jemi të neveritur”, thotë ai.

Presidenti Biden e pranoi gjatë një interviste për një radio lokale të Miçiganit se ky shtet është një nga pesë shtetet që do të përcaktonte fituesin e zgjedhjeve presidenciale.

Analisti politik në Miçigan, Dave Dulio thotë se lëvizja e votuesve arabë kundër zotit Biden e ka epiqendrën në qytetin Dearborn të këtij shteti. Zoti Biden e fitoi Miçiganin në vitin 2020 me vetëm tre pikë më shumë nga zoti Trump. Gati gjysma e afërsisht 110,000 banorëve të Dearbornit thonë se kanë prejardhje arabe.

“Kjo është votë proteste për t’i bërë të ditur presidentit se ka votues që shpresojnë dhe shumë prej tyre qëndrojnë pas kësaj ideje se ai duhet të ndryshojë politikën e tij, midis Izraelit dhe luftës në Gazë”, thotë analisti Dulio.

Lexo edhe :  Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Në kampin republikan, kandidati Donald Trump gjithashtu përballet me një paqartësi rreth perspektivës për fitore në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, me gjithë fitoret e njëpasnjëshme të zgjedhjeve paraprake deri më tani.

Më 25 shkurt, zoti Trump e fitoi garën paraprake në Karolinën e Jugut, duke mundur në shtetin e saj, rivalen e vetme që ende ka mbetur në garë, Nikki Haley.

Pas fitores, zoti Trump foli i sigurt për fitore më 5 nëntor.

“Më 5 nëntor do ta shohim drejt në sy Joe Bidenin, i cili po e shkatërron vendin tonë, dhe do t’i themi, Joe, je i pushuar nga puna”.

Votuesit e tij janë kryesisht të bardhë, shumica e tyre mbi 50 vjeç dhe përgjithësisht pa arsimim të nivelit universitar. Këto nuk janë karakteristikat demografike të elektoratit me të cilin ai ka gjasa të përballet në nëntor, kur do të ketë nevojë të sigurojë mbështetje edhe nga grupe të tjera votuesish, përfshirë ata që vazhdojnë të votojnë për zonjën Haley.

“Partia Republikane është plotësisht e ndarë. Nuk mund të fitoni zgjedhjet e përgjithshme nëse nuk e pranoni që 40 për qind e republikanëve thonë se nuk e duan Donald Trumpin si kandidat”, tha zonja Haley të hënën në mbrëmje në Miçigan ndërsa e vazhdon fushatën e saj.

Agjencia ‘Associated Press’ anketoi mijëra votues republikanë nga zgjedhjet partiake në Ajova, Nju Hempshër dhe në Karolinën e Jugut.

Sipas rezultatave të këtyre anketave disa nga dobësitë e zotit Trump tashmë po shfaqen. Të paktën 2 në 10 votues në zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut dhe në Ajova thanë se nuk do të mbështesin zotin Trump në nëntor, ndërkohë që 3 në 10 votues në Nju Hampshër ndanë të njëjtin mendim.

Zoti Trump fitoi në lagjet e pasura në Ajova dhe Nju Hempshër, ku jetojnë shumica e votuesve, me një dallim shumë të vogël.

Por këto janë vetëm disa nga sfidat me të cilat do të përballet zoti Trump në muajt e ardhshëm – në këto shtete, një e katërta, ose gati 4 në 10 votues republikanë thonë se ai ka shkelur ligjin në një apo më shumë raste për të cilat po akuzohet./O.S

Të fundit

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Lajme të tjera

Web TV