Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Publikohet deklarata e Samitit Ukrainë-Europa Juglindore që u mbajt në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore që u mbajt në Tiranë ka publikuar deklaratën në përfundim të samitit, duke shprehur mbështetjen për Ukrainën.

“Ne, Presidentja Vjosa Osmani,  Presidentja Maia Sandu, Presidenti Jakov Milatović, Presidenti Stevo Pendarovski, Presidenti Aleksandër Vuçiç, Presidenti Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Këshillit të Ministrave Borjana Krišto,  Kryeministri Nikolay Denkov, Kryeministri Andrej Plenković, Kryeministri Ion-Marcel Ciolacu u mblodhëm në Tiranë më 28 shkurt 2024 dhe lëshuam deklaratën e mëposhtme:

1. Agresioni i paprecedentë ushtarak i Rusisë kundrejt Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh ndaj sigurisë europiane dhe paqes ndërkombëtare. Ky akt agresioni është i papranueshëm; është një dhunim flagrant i ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe një krim ndaj popullit ukrainas.

2. Ne ritheksuam mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht që nga viti 1991 dhe mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar Ukrainën me mbështetjen e nevojshme që të fitojë mbi luftën e agresionit rus për sa kohë të jetë e nevojshme që të arrijmë një paqe të plotë, të drejtë dhe të gjatë në përputhje me Kombet e Bashkuara dhe të bazuar në Formulën ukrainase të Paqes.

3. Ne i bëjmë thirrje të gjithë komunitetit ndërkombëtar që të rrisë fuqimisht mbështetjen ndaj Ukrainës në sfidën e saj të vazhdueshme për liri, pavarësi dhe integritet territorial.

4. Ne dënojmë me forcë qëllimet e Federatës Ruse për të mbajtur zgjedhje presidenciale në territoret përkohësisht të pushtuara të Ukrainës që përfaqëson një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Ne theksojmë natyrën e paligjshme të zgjedhjeve të ardhshme në Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit dhe territoreve të pushtuara nga Rusia të Donetskut, Luhansk, Zaporizhzhiaa dhe Khersonit.

5. Gjatë diskutimeve të sotme në Tiranë ne rikonfirmuam solidaritetin tonë ndaj Ukrainës dhe popullit të saj për mbrojtjen heroike të lirisë së tyre dhe vlerave tona të përbashkëta dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të marrë pjesë në implementimin e Formulës së Paqes të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili është në përputhje me Qëllimet dhe Parimet e Kombeve të Bashkuara dhe pjesëmarrjen në Samitin e Paqes, duke siguruar pjesëmarrjen ndërkombëtare më të madhe të mundshme në këtë proces.

6. Ne jemi të bindur që lufta e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës ka treguar nevojën kritike dhe rëndësinë thelbësore të një Europe të bashkuar dhe të fortë, të aftë për të përballuar sfida globale  për paqen dhe begatinë e popujve tanë. Ne theksuam që jemi të bashkuar nga vlerat e përbashkëta europiane dhe një vizioni për një zhvillim të mëtejshëm të tyre brenda një Europe të bashkuar.

Lexo edhe :  Dy linja të reja në Rinas, shtohen Salerno dhe Stuttgart në listën e destinacioneve

7. Ne rikonfirmuam vendosmërinë tonë për të përforcuar përpjekjet e përbashkëta për të siguruar progres të mëtejshëm dhe mbështetje të përbashkët drejt anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Europian.

8. Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Ukrainës për të zgjeedhur masat e saj të sigurisë. Aleatët e NATO-s dhe vendet aspirante vlerësojnë hapat e ndërmarrë drejt anëtarësimit të saj të ardhshëm në NATO dhe e mbështesin Ukrainën që të bëhet anëtare e Aleancës sa më shpejt që ta lejojnë kushtet e sigurisë.

9. Ne nënvizuam përkushtimin tonë të paepur për të sjellë përpara drejtësisë personat përgjegjës për krimin e agresionit, krimet kundër njerëzimit dhe krime të tjera të rënda nën ligjin ndërkombëtar të kryera në lidhje me luftën e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës përmes hetimeve dhe prokurimit të përshtatshëm, të drejtë dhe të pavarur në nivel kombëtar ose ndërkombëtar, përfshirë përmes punës së Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës dhe Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale për t’u siguruar që akuzat e krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare janë të hetuara plotësisht dhe si duhet nga mekanizma ligjorë të pavarur, efektivë dhe të fortë.

10. Ne ramë dakord që të bashkëpunojmë dhe të përqendrojmë përpjekjet tona në rikthimin e fëmijëve ukrainas të deportuar me forcë dhe ilegalisht.

11. Ne zotohemi të rrisim përpjekjet tona të bashkëpunimit për të luftuar keqinformimin përfshirë narrativat false rreth luftës dhe të mbetemi të përkushtuar për të mposhtur aktivitetet konfliktuale hibrike dhe sfidat e sigurisë kibernetike duke kontribuar në qëndrueshmërinë dhe sigurinë e komunitetit ndërkombëtar.

12. Sot në Tiranë, ne rikonfimuam solidaritetin dhe mbështetjen për Ukrainën, shprehëm devotshmërinë për të marrë pjesë në rikuperimin dhe rindërtimin e pas luftës së Ukrainës që t’i mundsojmë popullit ukrainas të rindërtojë vendin e tij, duke angazhuar të gjithë partnerët, përfshirë kompantië private dhe institucionet ndërkombëtare financiare, me qëllimin për të siguruar mbështetje financiare, investimet dhe njohuritë e nevojshme për të siguruar një të ardhme të begatë për Ukrainën. Ne nënvizojmë rëndësinë e deminizimit në kontekstin e gjerë të ripërtëritjes së Ukrainës si hapi i parë kryesor kundrejt kthimit të sigurt të njerëzve dhe rifillimit të aktivitetit ekonomik dhe agrikulturor.

Ne,  miqtë e Ukrainës, konfirmojmë besimin tonë të fortë se vetëm përmes bashkimit do të kemi mundësinë të rikthejmë paqen, qëndrueshmë dhe begatinë në kontinentin europian.”

/O.S

Të fundit

Çfarë ndodhi? Shqipe Hysenaj shpërthen në lot gjatë emisionit, ja arsyeja

Shqipe Hysenaj ka pasur një moment shume delikat gjatë episodit të sotëm në “Pa Filtra”. Përparim Sulku ishte konkurrenti i...

Stuhi e fortë dhe tornado bën kërdinë në këtë vend, plagosen 11 persona

Tornadot dhe përmbytjet e shkaktuara nga stuhitë e forta shpërthyen disa pjesë të Oklahomas gjatë natës, duke lënë të paktën gjashtë persona të lënduar...

Zgjatja e sezonit turistik/Divjaka nevojë për punonjës të kualifikuar

Divjaka vijon të mirëpresë turistë të shumtë, çka njëkohësisht shton me shumë nevojën për punonjës edhe përtej sezonit veror për shërbime tek bizneset. Bar-restorantet e...

“Më ke tradhtuar, fëmija s’është imi!”, Edmondi përzë bashkëjetuesen: Nuk të dua më!

Rasti i radhës në “Shihemi në Gjyq” është një përballje e vështirë mes dy bashkëjetuesve, Edmondit dhe Nailes. “Unë jam burrë, nuk e pranoj...

220 viktima në Spanjë/ Berisha mesazh ngushëllimi

Ish-kryeministi Sali Berisha ka reaguar për viktimat nga përmbytjet në Spanjë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve...

Lajme të tjera

Web TV