Tirana do të mirëpresë për herë të parë një Samit më datë 28 shkurt, dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dy vjetori i nisjes së agresionit rus në Kiev. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po viziton Shqipërinë për herë të pare. Në këtë samit do të marrin pjesë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore.
Europa do ti ketë sytë nga Tirana këto dy ditë, ku Tirana do të jetë organizatore e dy samiteve të rëndësishme. Mbrëmjen e djeshme në airportin e Rinasit ka zbritur presidenti i Ukrainës, axhendë e cila do të fillojë sot në orët e para të paradites. Samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor do të fillojë në orën 9:00 në Kryeministri
ndërsa më pas pritja do të bëhet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore. Në orën 13:30 do të ketë një konferencë për mediat nga ana e Ramës dhe Zelenskyy-t. Fokusi i këtij takimi do të jetë tek plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit europian, ndërsa do të jetë e pranishme edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Në këtë Samit Kosova përfaqësohet nga Presidentja Vjosa Osmani. Në kuadër të këtij Samiti do të ketë edhe kufizim të qarkullimit në Tiranë, që ka nisur që nga pasditja e djeshme e do vijojë deri më 29 shkurt. Megjithatë ardhja e presidentit të Ukrainës, varet ngushtësisht nga aspekte të sigurisë, si pasojë e agravimit të luftës atje gjatë 48 orëve të fundit.
Samiti
Pjesa e parë e samitit do të jetë e hapur nga kjo sallë për të vijuar me dyer të mbyllura e më pas konkluzionet do të jepen në një konferencë për shtyp. Shqipëria e organizon këtë Samit në vazhdën e qëndrimeve të guximshme e të unifikuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Samiti vjen si një tjetër mbështetje për Ukrainën dhe në të denoncuarin e agresion të paligjshëm Rus dhe krimet që ka sjellë ai. Ftesë për të marrë pjesë ka edhe presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç vendi të cilit është përfshirë në mitingje pro ruse. Pjesëmarrja e mundshme e Vuçiç nuk do të mirëpritet nga Moska të cilës Serbia ka refuzuar ti vendosë sanksioneve siç ka kërkuar BE-ja. Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Ky samit shihet si një mundësi e mirë për intensifikimin e përpjekjeve në njohjen shtet të Kosovës nga Ukraina. Presidenti Turqisë Rexhep Taip Erdogan do ti bashkohet samitit përmes një video mesazhi nga Ankaraja. Në axhendën e tij, Presidenti i Ukrainës pritet të ketë disa takime bilaterale, mes të cilave me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, megjithëse detajet e vizitës, nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht për shkak të nivelit të lartë të sigurisë mbi të cilin do të zhvillohet kjo vizitë.
AXHENDA E PLOTË
28 shkurt
-Ora 19.00- Darka e shtruar nga kryeministri Rama për nder të drejtuesve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerit Várhelyi
-Darka për delegacionet zyrtare
29 shkurt
Ora 9.30-9.45- Mirëseardhja nga Kryeministri Rama
Vendi: Pallati i Kongreseve
9.45-10.0- Fjala e hapjes Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi
10.00-10.45- Paneli I: Hyrja në Tregun e Përbashkët
10.50- Foto Familjare
10.45-11.00- Pushim për kafe
11.00-11.45- Paneli II: Plani i rritjes
Ora 11.45-11.50- Konkluzione të dhëna nga Kryeministri Rama
12.00-12.30- Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirlliu, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit Olivér Várhelyi.
Vendi: Kati i nëndheshëm i Pallatit të Kongreseve
Ora 12.30-13.15- Konferencë për shtyp e kryeministrit Rama dhe komisionerit Várhelyi