Makina godet biçikletën, plagoset rëndë i moshuari, shoferi arratiset nga vendngjarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 78-vjeçar është përplasur nga një automjet, i cili pas përplasjes e ka lënë të moshuarin në shesh dhe është larguar nga vendngjarja. 78-vjeçari Faslli Arapi, banues në lagjen “30-Vjetori” ka qenë duke qarkulluar me biçikletë nga lagjja “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të lagjes “30-Vjetori”, kur në vendin e quajtur “Varri i Babaliut” është përplasur nga pas nga një automjet me ngjyrë të zezë.

I moshuari, pas përplasjes ka rënë në rrugë dhe është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta në kokë e trup. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, të cilët pasi kanë rrethuar perimetrin e vendit të aksidentit dhe po kryejnë edhe veprimet hetimore në vendngjarje. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar edhe mjeti që shkaktoi aksidentin dhe u largua nga vendngjarja.

Bëhet fjalë për automjetin tip ‘Mercedes Benz’, me targa AA 671 KE, në pronësi të një shtetasi nga fshatin Mbrakull në Poliçan, emri i të cilit nuk bëhet i ditur deri në ndalimin e tij. Burimet zyrtare të Policisë Berat bëjnë me dije se po punohet për kapjen e tij./O.S

Të fundit

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna,...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht

Numërimi i fundit i votave të diasporës për Qarkun e Lezhës në Parkun Olimpik në Tiranë ka sjellë jo vetëm ankth e pasiguri mes...

Nga numri i telefonit te analizat, informacionet që nuk duhet të ndajmë me Chat GPT

Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e...

Lajme të tjera

Web TV