Hasani vizitë në Spanjë: Shqipëria potencial zhvillimi ekonomik për të gjithë Mesdheun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë forumit të biznesit Shqipëri-Spanjë, ministri Hasani theksoi se vendndodhja strategjike dhe mjedisi miqësor ndaj biznesit e bëjnë Shqipërinë një zgjedhje të zgjuar për investitorët dhe turistët.

“Shqipëria është e angazhuar për një mjedis miqësor ndaj biznesit, duke reduktuar burokracitë dhe duke promovuar sipërmarrjen.
Trashëgimia e pasur kulturore e Shqipërisë dhe vendndodhja e saj strategjike na lidh me Mesdheun, duke përforcuar angazhimin tonë për të nxitur stabilitetin dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta. Nga turizmi, tek industria, energjia dhe tregjet e eksportit, Shqipëria ofron mundësi premtuese për rritje dhe bashkëpunim”,
– u shpreh ministri.

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Diplomatike të Spanjës, Hasani nënvizoi se Mesdheu është një nga tre shtyllat orientuese të politikës së jashtme shqiptare.

“Tre drejtimet kryesore strategjike të politikës së jashtme të Shqipërisë janë: integrimi evropian, dimensioni rajonal dhe dimensioni Mesdhetar. Mesdheu është bërë një element i rëndësishëm i politikës sonë të jashtme, por edhe një element i rëndësishëm në marrëdhëniet tona me Spanjën dhe partnerët e tjerë mesdhetarë dhe të BE-së”, theksoi ai.

Instituti Mbretëror Elcano, ishte një tjetër ndalesë e Ministrit Hasani në ditën e parë të qëndrimit në Spanjë, ku theksoi domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Për vitin 2023 Spanja renditet në vendin e 9-të të partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë. Tregu spanjoll është i 5-ti më i madhi në vlerë për eksportet shqiptare dhe furnizuesi i 13-të për Shqipërinë./O.S

Të fundit

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

Lajme të tjera

Web TV