“Nis nga Fieri”, Balluku: 13 zonat urbane do përfitojnë ujë të pijshëm 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Do përmirësohet rrjeti ujësjellës-kanalizimeve në 6 qytete”

Sistemi i ujësjellës-kanalizimeve do të përmirësohet këtë vit në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë.

Në nisjen e zbatimit të programit “Infrastruktura Bashkiake V”, një program i financuar nga Qeveria Gjermane, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se këtë vit do të shtohen zonat që furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë.

“Me buxhetin 2024 dhe të gjithë paketat e tjera të programeve ne parashikojmë që të shtohen në listën e zonave që përfitojnë ujë të pijshëm të cilësisë së lartë, 24 orë edhe 13 zona urbane duke e çuar numrin në 46 të zonave urbane, dhe 45 zona rurale duke e çuar numrin në 143 zona rurale të shërbyera 24 orë me ujë, 9 prej të cilave janë zona turistike”, tha Balluku.

Sipas Ballukut, situata do të ndryshojë falë mbështetjes së partnerëve, por edhe vëmendjen së qeverisë.

Jemi optimistë që me të gjithë vështirësitë e mëdha që sektori paraqet, me të gjithë trashëgiminë që kemi gjetur në këtë sektor, duke nisur nga teknologjia shumë e vjetër, amortizimi i sistemeve apo problematika të tjera të burimeve njerëzor, duke pasur parasysh vëmendjen që Qeveria ka në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ne jemi të bindur që suksesi është i garantuar”, Balluku.

Investimet në të gjitha qytetet do ti shërbejnë me rrjet të ri ujësjellësi një popullsie prej rreth 470 mijë banorësh./O.S

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV