Tronditet Shkodra, breshëri plumbash në drejtim të 35-vjeçarit (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje ka ndodhur në Shkodër teksa është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Gent Larushku i cili nuk është plagosur duke i shpëtuar plumbave

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në zonën e Vinotekës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër. Shtetasi Gent Larushku pretendon se është qëlluar nga një person që po lëvizte me biçikletë në një rrugicë në afërsi të banesës së tij. Ky shtetas arriti që t’ shpëtojë plumbave ndërsa dyshohet se automjeti i tij është qëlluar me një plumb në pjesën e pasme.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet. Efektivët morën në pyetje shtetasin Gent Larushku i cili deklaroi versionin e tij të ngjarjes.

“Isha në makinën time afër shtëpisë kur një person që nuk arrita ta njoh për shkak edhe të errësirës më qëlloi me pistoletë. Fatmirësisht arrita të shpëtoj. Ai u largua menjëherë dhe nuk arrita që ta njoh. Nuk e di arsyen e kësaj ngjarje sepse nuk kam konflikte me askend dhe nuk e di kush mund të jetë autori” deklaroi Larushku i cili është shoqëruar në komisariat për sqarime të mëtejshme./O.S

Të fundit

Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me...

Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi rrëfeu në A2 CNN 20 muajt e arrestit shtëpiak,...

Opozita kundër Kurtit, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Për herë të 44, Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituojë legjislaturën e re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithë paralajmërimin për humbje...

Florentino Perez kërkon edhe 6 muaj hetime për Barcelonën

Real Madrid ka kërkuar nga Gjykata Spanjolle që hetimi për rastin Negreira të zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë. Në vitin 2023, Barcelona u...

Mitsotakis: Kush vjen nga Afrika e Veriut, arrestohet

Greqia nuk do të mirëpresë më azilantë nga Afrika e Veriut. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë...

Lajme të tjera

Web TV