62 gradë Celsius,“përvëlohet” Brazili/Thyhen rekordet e të nxehtit, Maroku kaos për ujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjistrimi u krye në lagjen Guaratiba., në kohën kur vendi po përjeton një valë të re të nxehti përvëlues teksa meteorologët parashikojnë që kjo situatë të vazhdojë paktën deri të mërkurën, ditën kur fillon vjeshta në hemisferën jugore.

Sistemi Alerta Rio, një iniciativë e qytetit që monitoron kushtet e motit, llogarit indeksin e nxehtësisë duke marrë parasysh temperaturën dhe lagështinë e ajrit,  e të dhënat e saj dëshmojnë se të dy këta faktorë mbërritën një ditë më parë nivele kritike.

Kombinimi i tyre, sipas ekspertëve, e ka intensifikuar akoma edhe më shumë ndjesinë e nxehësisë në zonë. Në përgjigje të vapës mbytëse, banorët e qytetit kërkuan freksimin në plazhe dhe pishinat e tij.

Temperatura rekord-thyese erdhi në vazhdën e një trendi shqetësues për Rion, ku nëntorin e vitit të kaluar termometri shënoi 58.5 gradë, cka nxorri edhe më shumë në pah cënueshmerinë e qyetit ng ai nxehti ekstrem.

Dyzet gradë mbërritën temperaturat edhe në Marok, ku qyteti i tij, Marrakech u zgjua pa ujë të pijshëm. Qendra historike dhe zona te tjera janë tharë për shkak të asaj që Radeema, agjencia e shpërndarjes së ujit dhe energjisë elektrike, e përkufizon përmes mediave sociale në një postim të saj si “kaos të shërbimeve”.

Pa asnjë paralajmërim dhe me një valë të skajshme të nxehti, çezmat ndaluan lëshimin e ujit gjatë natës, përgjatë më shumë se 3 mijë kilometrave të rrjetit të tubacioneve urbane./O.S

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV