Zbardhet projektligji për Policinë/ Ja si do të zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet drafti për projektligjin mbi policinë e Shtetit.

Projektvendimi është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Ministria e Brendshme.

Hartimi i projektligjit është bazuar në një analizë të kuadrit të mëparshëm ligjor për Policinë e Shtetit, në një vlerësim dhe analizë të thelluar të modeleve të ligjeve për policinë të vendeve të Bashkimit Evropian si Itali, Rumani, Kroaci, Slloveni dhe vendeve të rajonit.

Risi në projektligj është që kreu i Policisë së Shtetit do ketë mandat 5-vjeçar dhe do të zgjidhet me konkurs. Po ashtu dhe Drejtorët e Drejtorive vendore, të cilët do të kenë mandat 3-vjeçar.

Mes të tjerash projektligji synon përmbushjen e rekomandimeve kryesore të organizmave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare, si dhe të vendeve partnerë për krijimin e kapaciteteve apo strukturave të munguara në Policinë e Shtetit.

Në projektligj parashikohet rikonceptimi i organizimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në një strukturë qendrore, administrative, jo-operacionale të policisë me qëllim rritjen e efiçiencës menaxheriale në drejtim dhe koordinim dhe zhvendosjen e kapaciteteve thelbësore në nivelin e departamenteve.

“Përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kryhet nëpërmjet një procedure transparente konkurrimi të kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe shprehin interes për këtë pozicion. Ministri ngre një Komision ad hoc, i cili, pas procesit të vlerësimit të tyre, i propozon kandidaturat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ministri i propozon Këshillit të Ministrave kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Përbërja dhe rregullat e funksionimit të Komisionit ad hoch përcaktohen në Rregulloren e Policisë së Shtetit”, lexohet në draft ligji.  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vitesh, me të drejtë ri-konkurrimi edhe për një mandat të dytë . E njëjta procedurë ndiqet edhe për Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. “Emërimi, lirimi dhe shkarkimi i Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit bëhet me urdhër të Ministrit, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ministri ngre një Komision ad hoc, i cili shqyrton kandidaturat e propozuara për Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Përbërja dhe rregullat e funksionimit të Komisionit ad hoc përcaktohen në Rregulloren e Policisë së Shtetit”, thuhet në projektligj.

E njëjta procedurë do të ndiqet dhe për përzgjedhjen e drejtorive vendore, të cilët do të kenë mandat 3-vjeçar dhe të drejtë rikandimi për një mandat të dytë. Emërimet e drejtuesve të departamenteve do të realizohet me urdhër të Drejtuesit të Policisë së Shtetit.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Gjithashtu propozohet që gradat inspektor, inspektor i parë dhe i dytë do të bashkohen në një gradë të vetme, të emërtuar inspektor. Ndërsa nga grada nënkomisar deri tek grada drejtues i parë, duhet të kenë përkatësisht nga 4 vite eksperiencë./O.S

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV