Kishin ndërprerë çdo kontakt, një grua trashëgoi 700 mijë dollarë nga ish-partneri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua në SHBA u bë trashëgimtarja kryesore e ish-të dashurit të saj, me të cilin prej tre vitesh ishin ndarë dhe nuk flisnin fare.

Gruaja postoi historinë e saj në platformën Reddit, duke shpjeguar saktësisht se çfarë kishte ndodhur.

Ajo dhe ish-partneri i saj ishin bashkë për njëzet vjet dhe nuk ishin martuar sepse nuk kishin fëmijë dhe, sipas saj, nuk e gjenin arsyen pse nuk mund të mbetej shtatzënë.

Tre vite më parë ajo zbuloi se partneri i saj po e tradhtonte dhe u nda menjëherë me të.

Përfundimisht ai u martua me personin e tretë në lidhjen e tyre dhe gjatë gjithë kësaj kohe u përpoq të mbante lidhje me ish-in, duke i dërguar mesazhe për ditëlindje dhe raste të tjera. Megjithatë, ajo kurrë nuk iu përgjigj përpjekjeve të tij për të komunikuar me të.

Ndërkohë, gruaja ka gjetur sërish dashurinë dhe ajo dhe i dashuri i saj kanë një vajzë së bashku dhe sipas deklaratës së saj, familja e saj është e lumtur.

Në një moment, ish-i i saj e ndërpreu plotësisht komunikimin dhe 4 muaj më parë u bë e ditur se ai kreu vetëvrasje.

Më pas, gruaja mori një telefonatë nga një avokat, i cili e informoi se ish i kishte lënë një shumë të madhe parash (700,000 dollarë për të qenë të saktë), si dhe një letër që shpjegonte se sa donte që ajo t’i merrte ato para.

“Ai ma la gjithçka mua, me përjashtim të prindërve dhe nipit të tij. Mora një letër ku kërkonte falje për atë që kishte bërë, duke thënë se më donte dhe duke më uruar lumturi me familjen time.’

Bashkëshortja dhe prindërit e të ndjerit nuk mund të pranojnë që një gjë e tillë të ketë ndodhur dhe po përgatiten ta kundërshtojnë testamentin para gjykatës kompetente./e.t

Lexo edhe :  Nesër Mitsotakis në Turqi! Erdogan: S’jemi për konflikte, rëndësi ka fqinjësia e mirë

Të fundit

Turi në Diasporë/ Kryeministri Rama njofton ditën e takimit me shqiptarët në Itali

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon turin e takimeve me diasporën shqiptare. Pas Greqisë, takimi i radhës i shefit...

Të mbyllur në regjimin 41- bis në Peqin, 7 të burgosur refuzojnë ushqimin

Mësohet se 7 të burgosur të regjimit  “41-bis”, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë kaluar në grevë të pjeshme urie. Burime...

Veliaj pret në takim ambasadoren e Japonisë: Së shpejti prezantojmë “TEDA Tirana”

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato, me të cilën diskutuan për punimet...

Vrau efektivin/ Azgan Mërnica ‘zbërthehet’ para autoriteteve, rrëfen momentin e sherrit

Zbardhet dëshmia e autorit të krimit Azgan Mërnica. Burime bëjnë me dije 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale. Mërnica ka deklaruar se po...

Gabimet që nuk duhet t’i bëni kur po martoheni

Vitet e fundit, dasmat, ceremonitë apo eventet e ndryshme, po organizohen nga kompani të posaçme që marrin përsipër gjithçka, nga dekori i ambientit deri...

Lajme të tjera

Web TV