Java e Pashkëve katolike/ Lezhë, besimtarët e krishterë kanë kremtuar të dielën e Larit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimtarët katolikë të Lezhës kanë nisur kremtimet për javën e Pashkëve. Në rrugët e Lezhës ata iu bashkuan meshës së shenjtë të bekimit të Larit ose siç njihet ndryshe e diela e palmave ose  dafinave.

Katolikët kanë nisur festimet për Pashkët një ndër festat më të rëndësishme për këta besimtarë.

Në Lezhë besimtarët e krishtere kanë kremtuar të dielën e Larit, ose dita e Palmave ndërsa hyjnë në javën e madhe të Pashkëve që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve.

Qindra besimtarë iu bashkuan meshës së shenjtë të bekimit të palmave  që këtë vit u zhvillua në sheshin Papa Gjon Pali, ndërsa procesioni u drejtua nga Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Monsinior Otavio Vitale.

Gjatë riteve liturgjike dhe Meshës së shenjtë të kësaj te diele qe njofton ardhjen e ditës së ringjalljes së Krishtit, klerikët ftuan besimtarët që tё imitojmë Jezusin dhe te ndjekin rrugën e tij. Tre çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit, janë procesioni i palmave i dafinave ose  i degëve të ullirit dhe  bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs.

Simbolika e të Dielës së Larit për besimtarët katolikë, përkujton ditën që Jezu Krishti hyri në Jeruzalem dhe shënon fillimin e Pashkës që kulmon të shtunën në mesnatë me Ringjalljen./   S.M

Të fundit

Opinioni publik izraelit po ndryshon për luftën në Gaza

Familjet e pengjeve kryesojnë thirrjet për armëpushim. Le të shpresojmë që zhurma e armëve në Rafah të mos përdoret...

Pse i tërboi Athina këta turqit tanë këtu?

Frrok Çupi Këta nuk po pushojnë; sado pak janë, por nuk po pushojnë. Kokat e tyre u janë kthyer në pozicione shpërthimi fishekzaresh. Fjalët u...

Mbani kapele, Amerikë

Nga Gail Collins dhe Bret Stephens Znj. Collins dhe z. Stephens janë kolumnistë të Opinion. Ata bisedojnë çdo javë. Bret Stephens: Përshëndetje, Gail. Është sezoni i...

Ekonomia mes Kinës dhe Europës pas vizitës së presidentit Kinez?!

NGA EDUART GJOKUTAJ – altax.al Këtë Maj në 2024, për herë të parë në pesë vite, Presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi Evropën, me ndalesa...

Problemet me pensionet e pleqërisë dhe suplementet

Çështjet e pensioneve më së tepërmi kanë qenë të fokusuara mediatikisht për nivelin e ulët të përfitimit të qytetarëve dhe që nuk është aq...

Lajme të tjera

Web TV