Marrëveshje për amnistinë? Mazhoranca dhe opozita drejt dakordësisë dhe për të burgosurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumica socialiste bashkë me deputetët e Partisë Demokratike, janë duke e vijuar klimën e mirë të bashkëpunimin pas miratimit të dy komisioneve hetimore edhe me miratimin e amnistisë të burgosurve.

Socialistët synojnë miratimin e kësaj amnistie nga ku do të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe mbi 2000 të tjerë, në shërbim prove në seancën e të enjtes 4 Prill.

Burime nga shumica socialiste i pohuanTch, se kolegëve të opozitës i është kërkuar të sjellin çdo sugjerim të mundshëm, përfshi edhe zgjerimin nga 3 vite për ta çuar në 5 vite kohë përfitimin nga amnistia.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikisht është shprehur pro në parim për miratimin e amnistisë por ka vendosur disa vija të kuqe.

Sipas tij, në mënyrë kategorike nga kjo amnisti nuk duhet të përfitojnë politikanë tashmë të dënuar apo në procese gjyqësore.

Sikurse amnistia nuk duhet të përfshi në ulje dënimi, siç parashikon amendamenti “Ndreca” të zyrtarëve të dënuar nga Gjykata Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Për mungesë të 84 votave socialistët katër javë më parë e tërhoqën nga rendi i ditës projekt ligjin e amnistisë.

Megjithatë ministri drejtësisë Ulsi Manja, këtë zhvillim e komentoi jo me doza shqetësuese. Përkundrazi i mëshoi faktit se kjo amnisti e propozuar nga qeveria do më miratohet me një konsensus të gjerë votash mbi 84.

Tch nga burime pranë Drejtorisë së Burgjeve mëson se shumë të burgosur, në të gjithat burgjet e vendit, të cilët janë në kategorinë e përfituesve nga amnistia kanë telefonuar deputetët demokrat të zonave të tyre, duke u kërkuar ngritjen e kartonit jeshil për këtë amnisti./   S.M

Të fundit

Rama ndan pamjet nga bregdeti i Durrësit: Kemi marrë të gjitha masat për një sezon veror

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Durrësit. Në videon e publikuar nga...

“CN Traveller”/ Tirana e Berati mes qyteteve më të lira evropiane për të kaluar pushimet

Pushimet në qytet mund të jenë një nga mënyrat më efektive për t’u njohur me kulturën e një vendi, sipas një artikulli të botuar...

Vargjet e poetes Arsinoi Zengo Kallco të përkthyera në gjuhën angleze nga Raimonda Moisiu

Poetesha lirike korcare Arsinoi Zengo Kallco ka lindur në Dardhë të Korçës, pas mbarimit të arësimit të hershëm, Arsinoi dhe familja e saj, emigrojnë në vendin...

15 Maj 1648/ Nisin bisedimet që çojnë në nëshkrimin e Paqës së Vestfalisë

Gjatë Mesjetës institucionet më të fuqishme në Evropë ishin Kisha Katolike e Romës dhe Perandoria e Shenjtë Romake. Perandoria përbëhej nga qindra shtete të...

Inteligjenca Artificiale: Transformimi i Bankave me Inovacione të zgjuara

Inteligjenca artificiale në banka shkon përtej automatizimit të thjeshtë; ajo përfshin teknologji të avancuara që imitojnë proceset e mendimit njerëzor për të përmirësuar një...

Lajme të tjera

Web TV