Spanja bllokon Telegram

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e lartë në Spanjë urdhëroi këtë fundjavë pezullimin e aplikacionit të mesazheve online Telegram për një periudhë të pacaktuar pas padive nga kompani të ndryshme mediatike se në kanalet e kësaj platforme hidhej përmbajtja e tyre pa marrë leje paraprake.

Pezullimi mbarëkombëtar i Telegram në Spanjë nis këtë të hënë dhe përgjegjës për ndalimin e përdorimit të kësaj platforme janë kompaninë që ofrojnë shërbime celulare.

Gjyqtari Santiago Pedraz pranoi të pezullonte përkohësisht funksionimin e platformës Telegram në Spanjë duke thënë se ky ndalim do të zgjasë deri në përfundim të hetimeve.

Telegram është aplikacioni i 4-të më i përdorur në Spanjë sa i përket shkëmbimit të mesazheve dhe përdoret nga 19% e popullsisë atje. Kompania kishte deklaruar në vitin 2023 se kishte më shumë se 700 milionë përdorues aktiv mujor në mbarë botën.

Përgjatë muajve të fundit në vende të ndryshme të botës qytetarët kanë ngritur shqetësimin se në këtë platform qarkullon përmbajtje e papërshtatshme që cënon privatësinë e personave të tjerë.

Telegram nisi të përdorej masivisht në mbarë botën pasi sipas krijuesve të këtij aplikacioni bisedat e bëra aty nuk ruhen dhe nuk përgjohen nga askush./E.T

Të fundit

Turistët preferojnë urbanët/ Lëvizin në kryeqytet me mjete publike

“Çdo ditë në qender të Tiranës shohim grupe të shumtë turistësh të huaj, të cilët vizitojnë pika të ndryshme...

Romeo rrëfen për herë të parë momentin më të bukur që ka përjetuar në “BBV” (Video)

Aktori Romeo Veshaj ka rrëfyer për herë të parë momentin më të bukur që ka kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Konkurrenti tregoi se...

Zgjedhjet/ Zaloshnja: Nëse votohet sot si parti e parë do dilte PS, e pas saj Rithemelimi

Analisti  Eduart Zaloshnja, i ftuar në News 24 ka sjellë të dhëna mjaft interesante të një sondazhi që ka realizuar në lidhje me zgjedhjet. Sipas...

AMA nis fushatën e Edukimit Mediatik me prindër dhe edukatoret e kopshteve të Tiranës

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hapur fazën e dytë të fushatës së Edukimit Mediatik. E nisur prej muajsh me një cikël videosh informuese dhe...

Përfitojnë 500 mijë shqiptarë, Parlamenti miraton marrëveshjen për pensionet me Italinë

Shqipëria përmbylli procesin e miratimit të marrëveshjes me Italinë për pensionet, nga e cila përfitojnë më shumë se 500 mijë shqiptarë të cilët prej...

Lajme të tjera

Web TV