E frikshme/ Tërmeti i fuqishëm ‘godet’ këtë vend, raportohet për të viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 3 persona humbën jetën nga tërmeti me magnitudë 7 ballë që ndodhi në Papua Guinenë e Re, transmeton Anadolu.

E frikshme/ Tërmeti i fuqishëm 7 ballë ‘godet’

Siç raportoi gazeta vendase “Post-Courier”, tërmeti i 23 marsit shkaktoi humbje jete dhe dëme materiale në provincën e Sepikut Lindor, e cila po përballej me përmbytjet si pasojë e shirave të dendur.

Tre persona humbën jetën nga tërmeti që ndodhi në verilindje të qytetit Ambunti.

Guvernatori i shtetit Allan Bird, në deklaratën e tij për ABC News tha se rreth 1.000 shtëpi u dëmtuan si pasojë e tërmetit dhe përmbytjeve.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se një tërmet prej 7 ballësh goditi Papua Guinenë e Re. Tërmeti ishte në një thellësi prej 64 kilometrash.

Papua Guinea e Re ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”.

Në tërmetin e shtatorit të vitit 2022 prej 7.6 ballësh humbën jetën 21 persona./   S.M

Të fundit

Hetimi për ndërhyrjen në sistemin TIMS, zbardhet shkresa e Ballës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i është drejtuar me një kërkesë komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS...

Pse euro mund të vazhdojë të dobësohet kundrejt dollarit?

Euro, që shërben si monedhë zyrtare për 20 anëtarë të Bashkimit Europian, ka pësuar një zhvlerësim të dukshëm kundrejt dollarit amerikan, duke rënë rreth...

Vota “online” e diasporës, reagon juristja Gjikondi dhe zbulon se si arrihet

Juristja Brizida Gjikondi thotë se nëse ka vullnet politik, është e mundur të arrihet që në zgjedhjet e vitit 2025, të mundësohet vota e...

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për diteat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezeve dhe proteinave që trupi mund të...

U qëllua me armë, kryeministri sllovak në gjendje kritike për jetën

Kryeministri i Sllovenisë, Roberto Fico është në rrezik për jetën për shkak të plagëve të marra nga plumbat. Ai u qëllua disa herë me armë...

Lajme të tjera

Web TV