Komisioni hetimor për koncensionet në shëndetësi/ Ndreca-Vokshit: Po paragjykoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor për sterilizimin dhe check up në shëndetësi.

Pas një fjale të shkurtër të mbajtur nga drejtuesja e mbledhjes së komisionit, Albana Vokshi, anëtari dhe deputeti i PS, Plarent Ndreca deklaroi se ajo po paragjykonte komisionin duke dalë në përfundime dhe se po bënte deklarata partiake.

“Më vjen shumë keq që u nis në këtë mënyrë. Del e qartë që ju e keni paragjykyar veprimtarinë e këtij komisioni. Keni thyer parimin e respektimit të rregullit ligjor. Ne jemi ngritur për të hetuar, për të mos paragjykuar. Nëse vijojmë me deklarata partiake, ndërkohë që jemi këtu për një proces, e kemi nisur me këmbë jo të mbarë. Respektoni parimet kushtetuese”, iu drejtua Ndreca, Vokshit.

Në mbledhjen që do të drejtohet nga deputetja Albana Vokshi, do të bëhet prezantimi i anëtarëve dhe objektit të hetimit.

“Do të bëhet konstituimi, do të prezantohen anëtarët dhe objekti i komisionit hetimor. Ditën e sotme kemi një mbledhje formale ku do të prezantohet të gjithë anëtarët dhe objekti, për të dalë më pas me rezultate në mbledhjet e ardhshme. Vokshi ka qenë një deputete që ka bërë denoncime dhe ka qenë e zëshme për denoncimet në shëndetësi./kb

Të fundit

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

Lajme të tjera

Web TV