Ndjenjat për Meritonin, Ilnisa hap zemrën: Nuk kam fjetur me një burrë prej 10 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme, Ilnisa Agolli ka folur për jetën e saj intime pas ndarjes nga bashkëshorti, me të cilën ka edhe një vajzë, Anaisin.

Gazetarja e njohur ndau me banorët e “Big Brother VIP 3” histori mjaft personale, ku u shpreh se prej 10 vitesh nuk ka fjetur me një burrë në krevat.

Më tej, Ilnisa u shpreh se i kishte munguar një puthje dhe tha se është falënderuese që ka njohur Meriton Mjekiqin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndër të tjera ajo tregoi:

“Meritonin që zbulova këtu brenda, nuk e prisja ndonjëherë në jetë të më vinte një e mirë. E kisha ndarë mendjen, iu përkushtova punës, vajzës, qejfeve dhe netëve pa gjumë duke menduar si o Zot mbeta vetëm, si nuk gjeta një njeri që unë e dua. E çmoj shumë puthjen, e kam të shenjtë dhe më paska munguar një puthje prej kaq shumë kohësh. Më ka çuar te ky ndryshimi i jetës. Unë nuk kam fjetur me një burrë në krevat kurrë pas 10 viteve. Kemi pasur raportet tona në jetë, por nëse kishte një terror, ishte të krijoja një raport intensiv dhe ta pranosh veten, e të hapësh zemrën që mund të duash një njeri në jetë“-tregoi Ilnisa./O.S

Të fundit

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 –...

“Vizatoj gjatë takimeve”/ Rama tregon si arti e ndihmon në punën si Kryeministër

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka treguar se si arti e ndihmon në punën e përditshme të tij si Kryeministër i vendit. Në një intervistë...

Pas ndarjes me bashkëshortin, Enada Hoxha: Zemra ime është plot

Enada Hoxha ka folur sërish lidhur me divorcin nga Gerd Vaso, një ndarje që befasoi publikun, i cili ishte mësuar t’i shihte gjithmonë bashkë....

Lajme të tjera

Web TV