Meta jep lajmin e mirë: Do rriten pagat për sektorin publik, ja kategoritë që përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë u bë e ditur nga Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Ministri Mete theksoi faktin se ky instrument në ndihmë në sektorit fason parashikohet të jetë me terma më pozitivë dhe lehtësues se sa garancitë sovrane që qeveria ka ndërmarrë në periudhën e pandemisë.

“Presim ta kalojmë në qeveri javën tjetër për të përcaktuar detajet, të cilat do të jenë ndoshta edhe më pozitive se sa kanë qenë garancitë sovrane në kohën e pandemisë. Po flasim për një garanci që mbulon rreth 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, për një marzh 1.5 apo 2%, për një “grace period” rreth 9 muaj dhe që besojmë se, qoftë për pjesën e investimeve, qoftë për pjesën e lëndës së parë që ka pasur nevojë sektori, do të jetë ndihmuese”, u shpreh Ministri.

Nga ana tjetër, Ministri vuri në dukje se sektori i industrisë përpunuese ka patur trajtim të përshpejtuar si në rastin e rimbursimit të TVSH-së, ashtu edhe sa i përket veprimeve me llogaritë e tyre. Mete theksoi se në përgjithësi, në fund të vitit të kaluar, niveli i rimbursimeve të prapambetura të TVSH-së për biznesit rezultoi zero.

“Për sektorë të veçantë, po i referohem përsëri fasonit meqenëse ka qenë në vëmendje, kemi pasur diskutim të frytshëm besoj për ndërveprimin që ata kanë me fiskun, qoftë me Tatimet, qoftë me Doganat, duke marrë angazhimin që të lehtësohen dhe thjeshtohen procedurat kur vjen puna te rimbursimi i TVSH-së apo në rastet e ndërveprimit për llogaritë e tyre. Duhet theksuar se vitin e kaluar kemi zero rimbursime TVSH-je të prapambetura në të gjithë sektorët e veçanërisht në këta që janë sektorë prioritarë kur vjen puna në trajtimin fiskal të tyre”, tha Ministri.

Lexo edhe :  Zbulohet shkresa e plotë, SPAK nxjerr blof Gaz Bardhin

Gjatë fjalës së tij, Ministri risolli në vëmendje rritjen e vlerësimit të Shqipërisë nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor’s, vlerësim që certifikon momentin e mirë ekonomik të vendit, ndikon në reputacionin e tij dhe aksesin në tregjet ndërkombëtare, në koston kreditimit dhe aksesin në financë, si edhe në tregun e brendshëm sa i përket kreditimit.

“Është certifikim i një trendi dhe ecurie afatgjatë që, duke parë tani edhe shifrat e fundit të investimeve të huaja, që praktikisht janë shifra rekord, kombinuar edhe me shifrat pozitive dhe në rritje të turizmit, japin besimin që ky trend pozitiv dhe ky konsolidim i financave publike, më tej qëndrueshmëria e këtij trendi, do të vazhdojë”, u shpreh Ministri.

Sipas Ministrit, është e rëndësishme momenti i mirë ekonomik që po kalon vendi të përkthehet në mbështetje të shtuar për sektorët e ekonomisë dhe për shtresa të caktuara, për një rritje ekonomike sa më gjithëpërfshirëse. Në këtë kuadër, Ministri tha se rritja e mëtejshme e pagave që pritet të ndodhë së shpejti i përgjigjet pikërisht këtij synimi, ashtu si edhe lehtësitë fiskale që po diskutohen për disa nga kategoritë e të punësuarve./   S.M

Të fundit

E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius! Parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për...

Do përjetoni momente të bukura … Çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të dielen nëse këto ditë jeni ngujuar në shtëpi ose në çdo rast jeni detyruar të mos...

Barazim spektakolar në “Villa Park”, Chelsea i mohon fitoren Aston Villas

Barazim spektakolar  2-2 mes Aston Villas dhe Chelseat, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.Blutë e Londrës e nisën ndeshjen në mënyrën më të...

VIDEO/ Lazio merr një fitore me vlerë ndaj Veronës dhe shkon në -3 nga Roma

Lazio fitoi minimalisht me Veronën në “Olimpico” në javën e 34-t të Serisë A dhe ngjitet në vendin e gjashtë me 55 pikë, tri...

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë!

Skënderbeu në volejboll për femra është shpallur kampion i Shqipërisë për këtë vit në Superligë. Vajzat korçare fituan ndeshjen e tretë 3-1 me sete...

Lajme të tjera

Web TV