E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet nga lloji i supës. Në disa raste, disa lloje supe mund të përkeqësojnë simptomat tuaja. Supa mund të jetë e mirë kur keni temperaturë, sepse mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar.

Kjo është një mënyrë për të marrë lëngjet që ju nevojiten, veçanërisht nëse keni diarre ose jeni në rrezik për dehidrim. Lëngu i ngrohtë i supës mund ta mbajë fytin tuaj të lagësht dhe të lehtësojë dhimbjen nëse ethet tuaja janë shkaktuar nga një infeksion i fytit ose nga ftohja e zakonshme.

Ata persona që e konsumojnë rregullisht supën mund të pyesin nëse është e shëndetshme, apo nëse ka edhe disa efekte anësore të mundshme. Çdo supë është e ndryshme në varësi të përbërësve të saj.

Shëndeti juaj i zorrëve mund të përmirësohet. Supa e mbushur me plot perime, do t’i jepte zorrëve një nxitje shëndetësore. “Supa e mbushur me perime është e mrekullueshme për zorrën tuaj për një sërë arsyesh”,-thotë nutricionistja Maggie Michalczyk.

Ajo thekson se supat shtojnë më shumë fibra në dietë, e cila është e mrekullueshme për tretjen dhe ngopjen dhe shumë nga perimet që gjenden zakonisht në to, si preshi dhe qepa, përmbajnë fibra prebiotike që ushqejnë bakteret e mira në zorrë.

“Supa mund të jetë një burim i rëndësishëm proteinash, veçanërisht nëse është bërë me lëng kockash”, thotë Elizabeth Ward. Ajo beson se shtimi i mishit si pula rrit përmbajtjen e proteinave. Disa supa mund të kenë veti medicinale. Një studiues në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Nebraskës zbuloi se supa klasike e pulës ka përfitime të shumta për shëndetin tuaj.

Lexo edhe :  Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

Pra, herën tjetër që të jeni të sëmurë, mos hezitoni dhe hani një supë të nxehtë me petë pule. Hulumtimet tregojnë se supa me perime është supa më e shëndetshme që mund të hani. Supat me perime janë plot me minerale, vitamina dhe komponime bimore bioaktive. Këto supa gjithashtu nxisin hidratimin dhe ngopjen./O.S

Të fundit

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi...

Gjumi i rrezikshëm i politikës kosovare

Enver Robelli Ndërsa klasa politike e Kosovës është futur në një tunel të gjatë të polarizimeve ekstreme, shoqëruar nga një propagandë e pandërprerë akuzash e...

Fejohet djali i madh i Michael Jackson

Prince Jackson, djali më i madh i Michael Jackson, ka njoftuar fejesën me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Molly. Ai e ndau...

1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët ruajnë edhe pas pushimeve

Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më dorështrënguar në shpenzimet e tyre, duke kursyer kështu më shumë para. Përveç parave nën “dyshek”, rreth...

Shorti i Champions, Leverkusen tallet me United: Shpresojmë mos të përballemi me Grimsbyn

Grimsby surprizoi dje Manchester United duke e eliminuar përmes penalltive nga Kupa EFL. “Djajtë” u bënë objekt tallje nga bota e futbollit. Sot ishte radha...

Lajme të tjera

Web TV