Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ilir Meta jashtë kontrollit, sulme e akuza ndaj prokurorëve që kanë në duar dosjet e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimet e SPAK

I informuar rreth zhvillimeve të fundit në SPAK për dosjet e tij penale më të nxehta, lobimi, afera me shërbimet estetike dhe CEZ-DIA, Ilir Meta ka shpërthyer në akuza ndaj prokurorëve që kanë në duar dosjet e tij. Meta sulmoi dje prokurorët e SPAK duke i quajtur zara të kryeministrit Edi Rama.

Ish-presidenti Ilir Meta po kalon një situatë jo të mirë pasi ka mësuar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) po shkon drejt përfundimit të hetimeve të dosjes së tij të “zezë” për korrupsion dhe falsifikim formularësh, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim etj. Frika e tij pasqyrohet tek qëndrimet e tij ndaj drejtësisë së re.

Si aleati i tij Sali Berisha, Meta sulmoi dje prokurorët e SPAK duke i quajtur zara të kryeministrit Edi Rama. “Dhe janë të mjerë të gjithë ata mercenarë të Edi Ramës dhe zarave të Edi Ramës, të cilët përpiqen të fabrikojnë të përdorin njerëz të cilët kanë probleme të rënda me drejtësinë dhe duhet ta kishin vendin në burg thjesht edhe vetëm për t’i përdorur kundër ilir Metës. Nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë rast të cënimit të ligjit nga Ilir Meta qoftë në kryerjen e detyrave shtetërore, qoftë në gjithçka tjetër. dhe duhet ta dini shumë mirë ju, meqë pyetët për 2 marsin që edhe kjo çështja që është rihapur për herë të tretë apo të katërt, CEZ/DIA, është regjistruar nga McGonigal.

Sepse një nga angazhimet e McGonigal që është takuar dhe me prokurorë të SPAK, që u dënua për lekët që mori për llogari të Edi Ramës kundër opozitës, ka qenë që të aktivizonte çështjen CEZ/DIA. Dhe kjo çështje është regjistruar në dhjetori të vitit 2019. Dhe kur është ky moment? Ky moment është midis manifestimit të parë të paralajmëruar nga unë, sepse 2 marsi ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të dhjetorit. Por për shkak të tërmetit në nëntor u shty. Si një mjet presioni kundër presidentit të republikës që të pranonte betimet e faqezinjve dhe faqezezave te Lana. Edhe sa herë kishte ndonjë konflikt kundër presidentit të Republikës për çështje për të cilat ai mbante vetëm qëndrime kushtetuese.

Zarat e SPAK thoshin po vjen furgoni, ka ardhur Kastriot Ismaili, më falni që po e përmend, ka qenë i dënuar në Fier, po vjen tek SPAK-u. Ka vajtur x prokuror, zar i Edi Ramës në Fier atje dhe po jep dëshmi edhe etj. Etj. Edhe unë qëndrimet edhe më të forta, më patritotike i kisha edhe më në mbrojtje të kushtetutës i kisha. Ju e dini shumë mirë se  i vetëm në Komisionin e Venecias e kam shqepur Edi Ramën me të gjithë McGonigal-ët e tij që lobonin në të gjitha çështjet ku diskutoheshin problemet e raportit me kushtetutën”, tha Meta. Por këto akuza të ish-presidentit ndaj drejtësisë së re janë të pavlera, pasi SPAK ka nën hetim më shumë se gjysmën e qeverisë “Rama” dhe deri tani ka goditur nga kampi i majtë duke i arrestuar kryeministrit bashkëpunëtorët e tij më të rëndësishëm në PS.

Ndryshe nga Sali Berisha, Ilir Meta nuk ka kurrfarë imuniteti përballë një kërkesa të mundshme të SPAK për ta arrestuar.  SPAK të firmosë masën e sigurie arrest me burg për Ilir Metën, për çështjen CEZ-DIA, dosjen e lobimit dhe shërbimet estetike. Dosjen CEZ-DIA, për shkak të presionit të madh politik, e ka marrë vetë në dorë prokurori i hekurt dhe i pakompromis, Altin Dumani, njeriu i besuar i amerikanëve për t’i dhënë fund tranzicionit dhe kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri.

Nëse vërtetohet se paratë e aferës CEZ-DIA kanë përfunduar tek LSI dhe xhepat e Ilir Metës, ky i fundit pritet të akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Nga ana tjetër, prokurori Sotir Kllapi ka në duar dosjen e lobimit. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Qipro ka ardhur përgjigja zyrtare për letërporositë e SPAK-ut, ku konfirmohet se gjatë viteve 2016-2017, Ilir Meta ka shpenzuar qindra mijëra euro për lobim në SHBA, para këto që nuk u dihet burimi dhe që nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKPKI. Meta mund të akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim formularësh. Arben Kraja ka në duar dosjen e shërbimeve estetike.

Lexo edhe :  Rama takim me Von der Leyen në Pragë: Diskutuam për rrugëtimin tonë europian

Prokuroria e Tiranës regjistron hetimin për vjedhjen tek Partia e Lirisë

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar dje një hetim penal mbi kallëzimin e bërë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për vjedhjet e një pajisjeje elektronike, DVR, dhe dëmtimin e rrjeteve kabllore në selinë e kësaj partie. Burime pranë prokurorisë bënë me dije se hetimi është regjistruar pa emra personash të dyshuar. Në kuadër të zbardhjes së vjedhjes së pretenduar, janë marrë deklarime nga 6 persona, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit. Grupi i hetimit ka administruar dhe po këqyr pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa subjekteve private pranë godinës së Partisë të Lirisë, si edhe ka sekuestruar hard-diskun e ri, që sipas kallëzimit, pretendohet të jetë zëvendësuar nga autorët e ngjarjes.

Kallëzimi i kreut të PL për grabitje të rrjetit të komunikimeve elektronike dhe dëmtim të kabllove u bë publik më 29 mars. Sipas kallëzimit të bërë nga Meta grabitja ka nisur më 6mars dhe se është kryer nga më shumë se një person. Meta u shpreh para pak ditësh se nuk ka besim se autoritetet do të zgjidhin diçka duke qenë se sipas tij kontrollohen nga Rilindja. “Nuk kemi shpresë të madhe sepse janë të kontrolluar nga Rilindja. Para disa ditësh po prezantoja sekretaren e re të PL dhe kur ishim në lidhje Live, lidhja nuk ekzistonte.

Një orë e kaluam duke folur kot. Ishte hera e parë që ndodhte. Pastaj u zbulua se një kabull ishte këputur me pinca. Dje u konstatua një ndërhyrje që kishte ndodhur në 6 mars, që tregon një ndërhyrje në server. PL nuk ka patur roje natën prej disa muajsh, këtë nuk e dija. PL ka qenë target gjithmonë i Rilindjes për të korruptuar apo marrë peng persona rreth meje. Duam të ndjekim rrugën ligjore. Rrugët e tjera i kemi të lehta”, tha ai.

Meta prezanton Lirim Zallën si këshilltarin e ri për sportet në Partinë e Lirisë

Kreu i Partisë së Lirisë ka prezantuar dje  këshilltarin e tij të ri për sportet. Dhe do të jetë gazetari i njohur i sportit Lirim Zalla. Në një videomesazh të ndarë në rrjetet social, Meta shprehet se do të mbështesi sportisët dhe i inkurajon të gjithë të merren me sport. Në sfond duket televizori i lënë tek një nga fjalimet e Berishës nga dritarja. ‘Nga sot gazetari i njohur dhe miku im i hershëm, Lirim Zalla është këshilltari im special për sportet dhe na bashkohet në mbështetjen e këtij prioriteti të jashtëzakonshëm për Partinë e Lirisë, por edhe për mua si Ilir Meta.

Unë i dua shumë sportistët, i kam thënë edhe Lirimit edhe gjithë të tjerëve, sepse kur isha i ri doja të bëhesha kampion, por nuk u bëra dot dhe e di se sa e vështirë është të bëhesh kampion. Bashkë me Lirimin do mbështesim jo vetëm kampionët por do të vijojmë që gjithë fëmijët dhe të rinjtë të rriten me dashuri për sportin dhe të ushtrohen në të, siç bën edhe Sotir Qirjaqi që e takova pak minuta më parë në një moshë shumë të madhe plot energji çdo ditë. Sepse sporti nuk është vetëm krenari kombëtare kur arrihen majat, por sporti është edhe shëndet për të gjithë”, shprehet Meta.

 

Të fundit

Krizë tek Milani, “kuqezinjtë” ndalen në barazim edhe ndaj Lazios

Milani është ndalur në barazim me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në...

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja...

Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit...

Angelina Jolie s’pranon të flasë për divorcin me Brad Pitt

Angelina Jolie ka refuzuar me mirësjellje të përgjigjet në një pyetje mbi divorcin e saj me aktorin Brad Pitt në një intervistë të re...

Tani është zyrtare, Jadon Sancho është lojtari i ri i Chelsea

Chelsea ka njoftuar transferimin e Jadon Sanchos në formë huazimi nga Manchester United, 21 orë pas mbylljes së afatit kalimtar veror. Anglezi u transferua te...

Lajme të tjera

Web TV