test

Prishtinë, dhunohen fizikisht dy gazetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar si të papranueshëm një sulm fizik ndaj dy gazetareve të një portali lokal në Prishtinë të mërkurën, duke e cilësuar atë si kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve.

Gazetaret e portalit Lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha, u sulmuan fizikisht të mërkurën nga një çift në Rrugën C në kryeqytet, sipas AGK-së dhe portalit.

Portali e publikoi një video e cila shfaq një grua dhe një burrë duke iu vërsulur gazetareve në fjalë dhe duke tentuar t’ua ndalojë xhirimin atyre.

Sipas portalit Lajmi.net, gazetaret e tij u sulmuan “pasi që taksi në të cilin ndodheshin gazetaret ua kishte bllokuar rrugën atyre, dhe të njëjtit kishin filluar që ta sulmonin fizikisht taksistin”.

Lajmi.net tha se e ka paraqitur rastin në Polici.

AGK-ja u bëri thirrje Policisë dhe Prokurorisë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur.

Asociacioni i Gazetarëve i regjistroi 10 rasteve të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në vitin 2023.

Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë i dënoi me nga dy vjet burgim tre të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla.

Ata u dënuan për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Vitin e kaluar, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2022 regjistroi 33 raste, ku gazetarët ishin viktima të dhunës fizike, të sulmeve apo kërcënimeve ndërkaq në vitin 2021 u regjistruan 29 raste të tilla.

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, në raportin e publikuar në vitin 2023 për të drejtat e njeriut në botë, përmendi “reagimin e dobët të organeve të shtetit” ndaj “çështjes së keqtrajtimit të gazetarëve në Kosovë”.

Lexo edhe :  Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Në raportin për vitin 2022, organizata Gazetarët Pa Kufij e radhiti Kosovën në mesin e vendeve problametike sa u përket lirisë së mediave.

Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të – një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin paraprak./ REL

Të fundit

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange kthehet në shtëpi pas 14 vitesh beteja ligjore

Gjykatësja Ramona Manglona pranoi deklarimin e tij të fajësisë për komplot për marrjen dhe zbulimin e dokumenteve të fshehta...

Shefi i Pentagonit flet në telefon me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, lidhur me rëndësinë e...

15 vjet pa mbretin e Pop-it Michael Jackson

Pesëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, më 25 qershor 2009, Michael Jackson mbetet një nga gjenitë absolut të muzikës Pop dhe një balerin i...

‘The Sun’: Vizitoni Lumin e Shalës, ‘Tajlanda e Shqipërisë’ me ujëra të pastra kristal

‘Një cep i botës’ pak i njohur për vizitorët e Evropës Lindore i konsideruar si një Tajlandë në miniaturë, me ujëra bruz dhe fluturime...

Shkodër/ Shkrumbohen nga flakët 4 banesa në lagjen ‘Skënderbeg’

Katër banesa janë djegur në lagjen ‘Skënderbeg’ në Shkodër. Flakët nisën nga një banesë 2-katëshe më pas zjarri u përhap duke djegur edhe 3...

Lajme të tjera

Web TV