test

Projektligji për Amnistinë Penale, zbardhet amendamenti i PD-së në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka depozituar amendamentin për Projektligjin për Amnistinë Penale. Në amendamentin e depozituar nga Enkelejd Alibeaj, sanksionohet ndalimi i përfitimit nga kjo amnisti e zyrtarëve të dënuar e të hetuar apo në gjykim për korrupsion.

Ndërkohë që sipas këtij amendamenti parashikohet që të përfitojnë të gjithë protestuesit që janë dënuar, nën hetim apo gjykim.

Amendamenti i plotë:

KUVENDI

AMENDAMENT

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN
“PËR DHËNIE AMINISTIE”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, me propozim të deputetit Enkelejd Alibeaj, në projektligjin “Për dhënie amnistie”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, pika 1 shtohet shkronja ë) me përmbajtjen si vijon:

“ë) personat e dënuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237, 282, 293 dhe 325 të Kodit Penal, të kryera gjatë tubimeve ose protestave politike dhe qytetare të organizuara deri në datën 31.3.2024”.

Neni 2

Në nenin 4, pika 1, shkronja k) hiqet numri “237”.

Neni 3
Në nenin 5, bëhet shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Shtohet shkronja “c”, e pikës 2, si më poshtë:
“c. personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”
Neni 4
Në nenin 6, ndryshohet pika 3 me përmbajtjen si vijon:

1. Pika 3 bëhet:
“3. Nuk përfitojnë nga pika 1 e këtij neni subjektet që kanë detyrimin për të deklaruar sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilëve gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”

Lexo edhe :  Shtëpia e Marilyn Monroe shpallet “monument historik”

Neni 5

Pas nenit 6, shtohet neni 6/1 me përmbajtjen si vijon:

“Neni 6/1
Dhënia e amnistisë nga ndjekja penale për protestuesit

Përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave politike dhe qytetare të organizuara deri në datën 31.3.2024, të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237,282,293 dhe 325 të Kodit Penal”.

D E P U T E T I

Enkelejd Alibeaj

/O.S

Të fundit

Importi i gjedhëve të infektuar, rreziku për shëndetin/ Ja ç’thotë mjeku

Emisioni Vetting në News24 ka trajtuar çështjen e sigurisë ushqimore, veçanërisht sa i takon bagëtive që importohen nga vendet...

Tabaku për taksimin e profesioneve të lira: Betejë e fituar për qytetarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e tatimit 15% për profesionet e lira është një...

Pagjumësia në verë – Si të flini më qetë dhe më gjatë

Kur dita fillon e zgjatet dhe temperaturat ngrihen procesi i gjumit bëhet gjithnjë e më i vështirë. Netët pa gjumë fillojnë e bëhen të...

Çfarë ndodhi? Arrestohet ministrja e njohur, ja për çfarë akuzohet (Emri)

Policia në Maldive arrestoi ministren e Shtetit për Mjedisin, Fatima Shamnaz Ali Salim, njoftuan këtë të enjte autoritetet vendase, ndërsa mediat raportuan se ajo...

Shpërthen Spahiu: Banda e Onkologjikut më e rrezikshme se Banda e Vis Martinajt

Jurisit Kreshnik Spahiu e cilësoi grupin e mjekëve tek Onkologjikut që luante me jetën e pacientëve me sëmundje tumorale, më të rrezikshme se banda...

Lajme të tjera

Web TV