Rriten e rastet me “kollë të mirë” te fëmijët, mjekët pediatër në QSUT ngrenë alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të vegjlit po preken më së shumti nga pertusi, ose sië njihet ndryshe “kolla e mirë”,  e cila aktualisht në vendet e rajonit e më gjerë po regjistron raste në rritje.

Kjo sëmundje është ngjitëse përmes spërklave të pështymës dhe prek çdo lloj moshe, por më së shumti fëmijët dhe adoleshentët, pavarësisht nëse je i vaksinuar apo jo.

“Kemi një përhapje të pertusit ose sëmundjes që quhet kolla e mirë. Zakonisht prek bebet e vogla, të cilat nuk e kanë marrë të plotë materialin e injeksionit vaksinal, duke qenë se ata janë në shtëpi edhe pranë motrave apo vëllezërve më të rritur dhe njëherazi anëtarë të ambienteve komunitare apo çerdheve, kopshteve e shkollave,” shpjegon pediatrja Lori Gjoni.

Pediatrja e QSUT-së tregon se në fakt sëmundjet infektive po qarkullojnë më shpesh për shkak edhe të uljes së vaksinimit.

“Sëmundshmëria është rritur ndjeshëm edhe falë përhapjes së disa sëmundjeve infektive si pasojë e mungesës së vaksinimit. Kemi vënë re kohët e fundit që kemi një rënie të ndërgjegjësimit nga ana e prindit për të fëmijët e tyre,” thotë mjekja.

Në urgjencën pediatrike të QSUT-së mjekët po trajtojnë infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, të cilat pësojnë edhe ndërlikime.

“Ato komplikohen më pas edhe me një virozë, e cila kalon në infeksion dhe dhimbje të veshit, kalon më poshtë në faringjit e tonsilit dhe në rrugët e poshtme të traktit respirator. Kemi pasur edhe ndërlikime të infeksioneve siç janë otitet, trakeitet apo edhe bronkitet,” shton pediatrja Gjoni.

Urgjenca trajton jo vetëm vizitat ambulatore nga Tirana, por edhe raste komplikacionesh që referohen nga spitalet e rretheve për shtrim./E.T

Të fundit

Gara e fortë në Tiranë mes socialistëve, gratë kadidate në ‘luftë’ për 2 mandate

Gara në Qarkun e Tiranës u duk që në fillim se për shpërndarjen e mandateve nuk do të kishte...

Sekuestrohen 30 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, procedohet 66-vjeçari nga Tirana

Shërbimet e Policisë Kufitare në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë goditur një rast të mosdeklarimit të parave në Pikën Kufitare të...

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti në pritje të ëmbël?Ja arsyeja e largimit të çiftit nga Ferma

Dalja e dy personazheve të Ferma Vip nga reality show, Limit dhe Albës befasoi publikun pasi ishte një vendim shumë spontan nga të dyja...

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”

Dashi Fokusi i këtij muaji janë financat. Mërkuri në Dem (10–25 maj) ju ndihmon të kapërceni pengesat financiare me një plan të qartë dhe strukturë...

I zhdukur prej tre vitesh/ SPAK mbyll hetimet për Ervis Martinajn

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim Suel Çela (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo...

Lajme të tjera

Web TV