test

“Tirana qendra e Turizmit Europian”, Veliaj dhe Kumbaro takojnë sekretarin e OBT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, pritën në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit për Europën, Zurab Pololikashvili, në vijim të mbledhjes së 70-të të kësaj organizate, që mbahet në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit të turizmit nga 40 shtete të Europës.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj dha idenë për krijimin e një Akademie ekselence të Turizmit për përballuar fluksin e jashtëzakonshëm të vizitorëve në vendin tonë, por edhe në rajon. “Dua të falenderoj gjithë skuadrën, por kemi edhe një lajm të mirë. Ashtu siç kishim modelin e Kolegjit të Europës, kemi një ide të cilën sapo e kemi ngjizur, për të pasur një akademi ekselence të turizmit.

Ne kemi sot një bum të jashtëzakonshëm dhe duhet që ta përballojmë këtë. Se ndryshe do të kemi sfida të tjera. Ne duhet të përgatitemi se si t’i drejtorët ekzekutivë të hoteleve me 5 yje dhe resorteve, të jenë staf shqiptar, edhe pse jemi shumë të hapur për të gjithë ata të huaj që po punojnë sot në Shqipëri. Por, ka ardhur koha që rajoni të bashkëpunojë si për Kolegjin e Europës, për stafet që do të na çojnë drejt Bashkimit Europian, sot do të bashkëpunojmë për stafet e ekselencës që do të menaxhojë gjithë biznesin e turizmit, që gjithmonë e më shumë për Shqipërinë, por edhe për rajonin, është një bekim i madh”, u shpreh Veliaj.

Ministrja Kumbaro tha se Tirana e ka arritur objektivin për të pasur turizëm 365 ditë të vitit, duke theksuar se sot kryeqyteti është vendi ku të gjithë duan të organizojnë eventet e tyre, pasi në Tiranë i gjen të gjitha.

Lexo edhe :  Fillon sot shërbimi 12 orë për punonjësit e policisë, i’u anulohen edhe pushimet

“Tirana e ka arritur atë objektiv, pra 365 ditë turizëm. Tirana është vendi që të gjithë duan që të organizojnë, ta përdorin, të jenë, ta shijojnë për eventet dhe për mbledhjet. Prandaj, Tirana mirëpret këtë vit, për të parën herë, Komisionin për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit me 40 delegacione të nivelit të lartë, nga të gjitha vendet e kontinentit europian. Në Tiranë i gjen të gjitha”, tha ajo.

Pololikashvili falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama për mikpritjen në Tiranë. Ai u shpreh se ky event i shërben jo vetëm Tiranës, por të gjithë rajonit, ndërsa vlerësoi transformimin e kryeqytetit, duke theksuar se po bëhet çdo vit e më i bukur me ndërtesa dhe investime të reja.

“Jam shumë i lumtur që shoh, në herën time të dytë që vizitoj Tiranën, që ky qytet po ndryshon çdo ditë, Tirana po ndryshon çdo vit, është duke u bërë më e bukur, me ndërtesa dhe ndërtime të reja. Në të njëjtën kohë prezantuam dhe duam të çojmë përpara këtë dokument shumë të rëndësishëm, që konsiston në investimet në Tiranë dhe në Shqipëri. Jam i sigurt dhe ne jemi këtu për të mbështetur Tiranën dhe Shqipërinë, për të thithur më shumë investime të huaja direkte dhe me miq dhe me profesionistë të mirë është gjithmonë nder dhe kënaqësi të punosh”, u shpreh ai./O.S

Të fundit

Belgjika nuk gabon sërish, Djajtë mposhtin Rumaninë dhe marrin fitoren e parë në Europian

Belgjika regjistron fitoren e parë në EURO 2024, me skuadrën e Tedesco-s që triumfoi 2-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen...

Zi në botën e futbollit, ish-futbollisti i njohur dhe familja e tij humbasin jetën

Futbollisti 28-vjeçar i Al Jazira, Ahmad Abu Al-Atta së bashku me gruan dhe fëmijët e tij mbetën të vrarë pas një sulmi ajror izraelit,...

Hodhën fishekzjarrë nga një jaht dhe i vunë flakën pyllit, e pësojnë keq 13 persona

Autoritetet greke arrestuan 13 persona të shtunën pasi fishekzjarrët e nisura nga një jaht ndezën një zjarr në pyll në një ishull pranë Athinës,...

“Nga 15 mijë euro do marrësh 280”/ Zbardhen telefonatat e zhvatjes së italianëve

Top Channel ka zbardhur dosjen për mashtrimet përmes call centerave, ku 17 persona akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë dhe i...

“Është djali më i bukur shqiptar”/ Adrola Dushi pranon lidhjen me këngëtarin e njohur

Tashmë nuk ka më dyshime! Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja...

Lajme të tjera

Web TV