Turizmi në Ulëz/ Banorët: Qyteza e paprekur, preferohet nga turistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ulëz, pak kilometra larg kryeqytetit, mund të gjesh gjithçka nga ngjitjet në mal, ecja në natyrë, tek peshkimi, apo dhe udhëtimet me varkë.

Këto mundësi e kanë kthyer qytezën e vogël buzë liqenit në një destinacion të preferuar të vizitorëve të huaj por edhe shqiptare.

Banorët që i mirëpresin thonë turistët e zgjedhin Ulëzën për natyrën e paprekur.

Vëmendja me investime nuk ka munguar ndaj qytetit të vogël por banorët thonë se ende nuk i kanë të gjitha kushtet për t`ju ofruar vizitorëve shërbime cilësore.

Shumë janë larguar nga Ulëza por ata që kanë mbetur vijojnë të ruajnë traditat e mikëpritjes

Kujtojnë se qyteti dikur kishte më shumë njerëz ndërsa shkollat ishin plot me nxënës.

Turizmi, bujqësia dhe peshkimi janë aktivitetet kryesore me të cilat banorët e Ulezës sigurojnë jetesën.

Disa prej peshkatarëve edhe pse në moshë pensioni nuk kanë hequr dorë nga gjuetia në liqen.

Thonë se në ujrat e tij gjenden peshq të rrallë ndërsa ata vetë përpiqen ti respektojnë rregullat e ligjin duke mos peshkuar në periudha e ndaluara.

Ulza ndodhet jo më shumë se 1 orë e 30 minuta nga Tirana, aspak larg për të kaluar disa orë qetesie ne parkun natyror me familjen apo miqtë./O.S

Të fundit

Ministeriali i Evropës Juglindore, agjenda e ditës së sotme! Ja rrugët që do të bllokohen

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), do të mbahet ditën e sotme në kryeqytetin tonë, e...

Bekim Fehmiu, legjenda shqiptare e filmave të huaj

Ai njihet si aktori më i famshëm ndër shqiptarët. Luajti në të gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe u hodh në Evropë ku më së...

Topi mesazh Berishës: Jam gati t’i bashkohem PD-së nëse kërkon falje për 2008-ën

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka kritikuar ashpër kryedemokratin Sali Berisha dhe kupolën drejtuese të PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Në një...

Çmimet e naftës rriten përsëri, ndërsa konflikti Izrael-Iran nuk tregon shenja qetësimi

Çmimet e naftës vazhduan të rriten ndjeshëm të dielën, duke shtuar rritjen prej 7% nga java e kaluar, ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit...

Konflikti Iran–Izrael: Retorikë Lufte, Goditje të Drejtpërdrejta, Reagime Ndërkombëtare

Nga: Monada Mehmetaj Myshketa, Strasbourg Kriza në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi të rrezikshëm, ku retorika politike po konsumohet...

Lajme të tjera

Web TV