Çfarë po ndodh me sektorin e ndërtimit?/ Taksa rriti artificialisht çmimet, ulen blerjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sektori i ndërtimit shfaqi pesimizëm në muajin mars. Ndërsa presin që aktiviteti i ndërtimit, punësimi dhe çmimet të ngadalësohen, efekti ndjehet dhe në tregun e pasurive të paluajtshme ku ekspertët tregojnë se ritmi vijon të mbetet i njëjtë në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, por me kërkesë më të ulët.

“E vetmja gjë për momenti sipas raporteve dhe interpretimit tonë që shohim si element problematik është mungesa e shesheve të reja kryesisht brenda unazës së madhe të Tiranës. I gjithë fokusi i ndërtimit po shkon drejt zonave periferike, kjo është një element që na bën të kemi një raport të saktë në lidhje me çmimet, që do të thotë e gjitha zona brenda unazës së madhe të Tiranës po fokusohet dhe po homogjenizohet në një çmim të caktuar që ka të bëjë me fazat e ndërtimit ndërkohë nëse blerësit kërkojnë diçka më ekonomike dhe më fleksibilitet në blerje duhet të orientohen se s’bën drejt periferisë”.

Gjatë këtij viti është futur në fuqi edhe një metodë e re për taksimin e pasurive të paluajtshme me normën 15%, ndërsa për ndërtesat e vjetra çmimi i referencës zbret me 1% për çdo vit vjetërsi. Vendosja e taksës sipas agjentëve ka sjellë një fryrje artificiale të çmimeve të banesave në treg

“Në të gjitha aplikimet që kemi bërë kanë qenë të pasqyruara shumë mirë, noterët kanë qenë bashkëpunues dhe nuk ka pasur ndonjë problematikë. Por, ajo që ka lindur si problem është se pronarët kanë tendencën që edhe pse prona e tyre mund të ketë 20 vite ndërtim, nuk mund të quhen pallate të reja, përsëri kanë tendencën që të jenë në treg me një çmim që kanë pallatet e sapondërtuara, që nuk krahasohen me pjesën e cilësisë së ndërtimit apo komoditetin që ofrojnë.”

Lexo edhe :  Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Sektori i pasurive të paluajtshme ka sjellë kontributin më të madh në rritjen ekonomike gjatë vitit të kaluar, ndërsa edhe tek investimet e huaja direkte mbajnë peshën kryesore, duke e bërë sektorin jetik për Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit./E.T

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV