Do të kandidojë për eurodeputet me partinë e Mitsotakis, reagon Fredi Beleri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fredi Beleri bëri deklaratën e tij të parë, pas prezantimit të fletës së votimit të partisë “Demokracia e Re”, në të cilën është përfshirë. Beleri ka reaguar për median greke “Protothema.gr”.

“Kryebashkiaku zgjedhur i Himarës, i cili qëndron në paraburgim në Shqipëri, pa u lejuar të bëjë betimin, falenderoi Kyriakos Mitsotakis për mbështetjen e pandarë që i ofroi gjatë gjithë këtyre muajve,

Beleri theksoi se “beteja që po bëj nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë.”

Gjithashtu, Beleri tha për median greke, se kjo është një betejë për vlerat që përfaqëson Perëndimi dhe Europa, dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe evropiane.

“Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë”.

Beleri, në aktivitetin e Demokracisë së Re është përfaqësuar nga vëllai i tij, Leonardo, ndërsa është duartrokitur nga të pranishmit në momentin e shpalljes së emrit./   S.M

Të fundit

Nuk ka fitues në “Allianz Arena”, Bayern nuk ruan avantazhin ndaj Realit

Bayern Munich dhe Real Madridi dhurojnë spektakël mes katër golash në gjysmëfinalen e parë të Champions League, por në...

“Më ka treguar se…”/ Çfarë sekreti di Egla për Heidin dhe Romen?

Pak para spektaklit të mbrëmjes së sotme, në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë nisur diskutimet. Teksa Egla ka qëndruar me Julin në oborr kanë biseduar...

Zelenskyy merr vendimin drastik: Ja kur do t’i bashkohemi NATO-s!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha këtë të martë se nuk ka shpresë që vendi i tij të anëtarësohet në NATO para përfundimit të luftës...

Shqipëria, i vetmi vend në rajon që nuk ka prioritet të përdorë teknologjinë

Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka në prioritet përdorimin e teknologjisë për zhvillimin e kapitalit njerëzor ndryshe nga Serbia, Maqedonia...

KUJDES! Dogana e Përgjithshme kalon online pesë shërbime të rëndësishme

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka njoftuar ditën e sotme kalimin online të pesë shërbimeve të rëndësishme. Aplikimi online për pajisjen me dokumenta të caktuara...

Lajme të tjera

Web TV