KUJDES! Dogana e Përgjithshme kalon online pesë shërbime të rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka njoftuar ditën e sotme kalimin online të pesë shërbimeve të rëndësishme.

Aplikimi online për pajisjen me dokumenta të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, do të bëhet përmes portalit qeveritar “e-Albania”.

“Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, një pjesë e aplikimeve për vendime të favorshme (autorizime, leje dhe licensa) realizohen vetëm online përmes portalit e-Albania”- thuhet në njoftim.

Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka 34 shërbime që mundësohen online. Pas këtij vendimi, kalojnë online konkretisht shërbimet e mëposhtme:

Aplikim për Autorizim për Administrim të ambienteve të Magazinimit të Përkohshëm
Kërkesë për miratim të Autorizimit për përdorimin proçedurës së deklarimit të thjeshtëzuar
Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Magazinimit të Përkohshëm
Kërkesë për transferim Agjenti doganor nga një Agjenci Doganore në një tjetër
Kërkesë për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës tek një tjetër të autorizimit për RLP me përjashtim të pjesshëm/    S.M

Të fundit

‘Welcome Lord Cameron!’/ Tirana bëhet gati të presë sekretarin e Jashtëm të Britanisë

irana bëhet gati për të mikpritur nesër sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Gjatë qëndrimit të...

Si qëndron e vërteta pas veshjeve luksoze të Françeskës në BBV?

Një nga gjërat më të komentuara në këtë Big Brother kanë qenë veshjet luksoze me çmime marramendëse të Françeskës. Krahas thashethemeve në lidhje me...

Hekurudha Tiranë-Durrës, përfundojnë 70% e punimeve

Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të përfundojë brenda marsit të vitit të ardhshëm. Aktualisht janë mbyllur 70% e punimeve fizike për ndërtimin e hekurudhës si dhe kanë...

Endri Xhafo: Escobar dha mesazhin e qartë për Berishën, SHBA nuk e duan

Gazetari Endri Xhafo në rubrikën “Opinion” në News24 duke komentuar deklaratën e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha se ajo është një...

Ledioni flet për moderimin e tij në ‘BBVA 3’

Para finales së madhe më 25 maj, Ledion Liço, moderatori i këtij edicioni, ka ndarë me ndjekësit e tij ndjesitë nga ky rrugëtim i...

Lajme të tjera

Web TV