Qytet shqiptar / Ky do të jetë vendi me temperatura më të larta në Ballkan deri më 2040

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Botërore, në raportin rajonal për Ballkanin Perëndimor, vuri në dukje, se valët e të nxehtit pritet të rriten shpejt në dekadat në vijim. Ndërmjet viteve 1990 dhe 2040, Durrësi do të ketë rritjen më të lartë në indeksin i madhësisë së valës së nxehtësisë midis një kampioni qytetesh të mëdha në rajon. Pas Durrësit, temperaturat do të rriten më shpejt në qytetet Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Tiranë dhe Shkup.

Numri i valëve të të nxehtit në botë pritet të rritet me 4% në krahasim me verën mesatare, por temperatura në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të rritet deri në 7,5°C krahasuar me nivelet para-industriale.

Banka Botërore raporton se valët e të nxehtit kanë implikime për shëndetin publik dhe mirëqenien socio-ekonomike dhe kanë ndikim negativ në produktivitetin e punës në të gjithë sektorët, sidomos bujqësi dhe ndërtim.

Qytetet e Ballkanit Perëndimor vuajnë gjithashtu nga ‘pabarazia termike’. Në disa lagje banorët janë të ekspozuar ndaj temperaturave më të larta se 5°C sesa banorët e lagjet më të gjelbëruara.

Banka ndërmori një fushatë inovative për matjen e nxehtësisë në gusht 2024 dhe zbuloi ndryshime të habitshme në temperaturat e ajrit afër tokës të përjetuara nga banorë të qyteteve të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Vullnetarët e komunitetit lokal vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjetet e tyre dhe udhëtuan nëpër qytetet e tyre për të mbledhur mijëra matje të temperaturave, të cilat u përdorën për të krijuar hartat e ngrohjes.

Në Sarajevë, një ndryshim i temperaturës prej 7.4°C u vërejt në lagje të ndryshme, ndërsa në Mostar, pabarazia e temperaturës arriti në 8.2°C. Matjet në qytetet shqiptare kanë treguar se në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, pabarazitë e temperaturës arrijnë në intervalin 4-6°C.

Lexo edhe :  Mandati i Xhaçkës ende në ajër, opozita e dërgon në Kushtetuese

Stresi i nxehtësisë u tregua sistematikisht më i lartë në lagjet me densitet të lartë të sipërfaqeve të ndërtuara, si trotuaret e asfaltit dhe një incidencë e ulët e barit, shkurreve dhe mbulesave të pemëve.

Banka sugjeroi se qytetet duhet të ulin emetimet e tyre, jo vetëm sepse kjo është e mirë për planetin, por edhe sepse kjo do të ketë përmirësim të menjëhershëm mbi rezultatet mjedisore dhe socio-ekonomike dhe mjedisore. Fokusi duhet të jetë në sektorët kyç duke përfshirë transportin, ndërtesat dhe trajtimin e mbetjeve./Monitor/    S.M

Të fundit

Protesta para Bashkisë Tiranë, publikohet plani i masave, ja rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka ndërmarr masa administrative për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës...

Akuza për pastrim parash, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e polakes në Shqipëri

Në akuzë për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, Porkuroria Tiranë sekueston pasuritë e shtetases Polak, në Shqipëri Prokuroria pranë...

FOTO/ E parkoi para SPAK, policia gjobit makinën e Klevis Balliut

Disa mbështetës të opozitës mbërritën që herët para zyrave të SPAK, pasi u konfirmua se kryebashkiaku Erion Veliaj do paraqitej para Prokurorisë së Posaçme...

“Kam kaluar një fëmijëri me trauma!/ Banori i ri i BBV rrëfehet si asnjëherë më parë

Edhe pse ka pak ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, Shkëlqim Bega ka vendosur që të ndajë me publikun...

Konkurrentja e Ferma VIP është ‘nusja’ e Valbona Selimllarit

Konkurrentja e Ferma Vip, Gloria Meshi po diskutohet në media se është e dashura e djalit të madh të Valbona Selimllarit. Modelja shpeshherë ka...

Lajme të tjera

Web TV