Veliaj në Kavajë: Sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme, do fitojmë 5-0

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vijim të procesit për hapjen dhe energjizimin e Partisë Socialiste, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me strukturat në Kavajë. Ai ftoi të gjithë anëtarët e vjetër dhe të rinj të Partisë Socialiste në Kavajë, që të punojnë fort për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë dhe të lënë mënjanë stërkëmbëshat.

“Kush është duke bërë gol në stadium, nuk ka kohë të merret me ata që janë ulur te shkallaret; kush i ka sytë te finishi, nuk ka kohë, nuk ka dëshirë, nuk ka energji të merret me stërkëmbëshat, apo me gjithë çudirat që nuk i mungojnë vendit tonë. Ftesa ime për secilin prej jush është: Nga ky moment, sot fillon maratona, e cila zgjat fiks një vit.
Shoh që jeni ulur si në një event familjar, se në fakt kjo është familja jonë e madhe. Sa bukur duket shtëpia e madhe! Tavolina e madhe! Skuadra e madhe! Ekipi i madh! Bashkimi bën fuqinë! Për të gjithë ata që fillimisht kanë hapur mendjen e tyre, pastaj edhe organizatën e tyre për anëtarësime të reja, keni gjithë mirënjohjen dhe respektin tonë.
Për të gjithë ata që sot janë bashkuar me forcën tonë, mirë se erdhët në një familje më të madhe! Në një familje që i ka të gjitha gjeneratat, të gjithë grupet, të gjitha prejardhjet, nga Veriu, nga Jugu, që nuk diskriminon askënd, sepse është familja jonë e madhe që zgjedh sot autoritetet që qeverisin Shqipërinë, që na çojnë më afër Evropës, me një kryeministër si Edi Rama dhe me simbolin tonë, trëndafilin në grusht të PS-së”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se falë punës së palodhur të ekipit të Partisë Socialiste, në çdo cep të vendit, edhe kundërshtarët politikë janë më të lirë, ndryshe nga koha kur opozita rrihej dhe kërcënohej për mendimin ndryshe.

“Është më kollaj të jesh me familjen socialiste sepse vendi ka një liri të jashtëzakonshme për të thënë mendimin tënd. Madje, edhe kundërshtarët tanë janë sot më të lirë. Mbaj mend kur ne protestonim, gjuhej me plumba në mish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dikush tjetër persekutohej tërë jetën nga funksionet publike. Ishte një kohë kur sa më shumë të rrihje socialistët, aq më shumë ngriheshe në detyrë, bëheshe gjeneral në SHIK.

Ai që rrihte Edi Ramën, apo ai që zhdukte Remzi Hoxhën, sigurisht që promovohej. Sot jemi në kohë krejt të tjera! Sot është një moment ideal për të qenë socialist, por sot është një moment ideal edhe për të pasur mendime të ndryshme nga socialistët.

Asnjë njeri nuk të kërcënon, asnjë njeri nuk të rreh, asnjë njeri nuk të vret me plumba në mish, asnjë njeri nuk humbet.

Jetojmë në një Shqipëri që është më e mirë, në një Qark të Tiranës që është më i mirë, në një Kavajë që është më e mirë dhe unë jam i bindur në një Parti Socialsite që sot është më e fortë, edhe më e bashkuar se kurrë”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Basha nga Milano tregon 4 prioritetet e PD dhe u bën thirrje shqiptarëve

Veliaj, tha se ambicia e tij është që në zgjedhjet e ardhshme, Kavaja të bashkohet me trenin e fitoreve në Bashkinë e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Rrogozhinës.

“Ne i kemi provuar të dyja: edhe shijen e thartë të humbjes me pak vota, por edhe shijen e ëmbël të fitores masive. Duke qenë se i kemi provuar të dyja përvojat, dimë ekzaktësisht si të korrigjohemi, si të kërkojmë ndjesë aty ku mund të kemi bërë një gabim. Faj s’kemi bërë, por gabime të vogla!

Mund të kemi nënvlerësuar dikë, duhet të respektonim të tjerë duke e mbajtur shtëpinë hapur, që të jenë pjesë fuqizuese e familjes sonë. I kemi nxjerrë të gjitha këto mësime.

Unë besoj fort se në Qarkun e Tiranës, që është edhe qarku më i madh dhe që prodhon numrin më të madh të mandateve – nuk e di sa do jenë fiks, 38-39-40 – por, është e rëndësishme të fitojmë kudo.

Jo të fitojmë 4-1, por 5-0, siç na ka hije, siç i ka hije qarkut tonë, që është qarku që prodhon numrin më të madh të deputetëve”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku komentoi edhe sulmet opozitare, kur tha se janë të planifikuara nga ata që s’dinë të bëjnë një punë të mirë dhe sulmojnë PS sepse e kanë të pamundur t’i fitojnë zgjedhjet. Veliaj tha se ata e kanë të ndarë mendjen që të merren vetëm me llafe, sherre, shpifje e gënjeshtra.

“Nuk ka njeri dyshim që, edhe ky sulm “non stop”, që bëhet ndaj Tiranës, ndaj partisë sonë, ndaj lidershipit tonë, bëhet me plan. Sepse e dinë që Qarku i Tiranës do të ketë edhe grupin, edhe prodhimin më të madh të mandateve në Parlament. Nuk bëhet fjalë për sherre personale. Asnjë prej nesh nuk është naiv.

Bëhet fjalë për një sulm “non stop”, për të sulmuar të gjitha figurat kryesore të PS-së, sepse është e pamundur që ata të fitojnë.

Ndërkohë, teksa ata e kanë ndarë mendjen të merren me llafe, me sherre, me shpifje, me gënjeshtra – le të vazhdojnë punën e tyre – ne merremi me fitoren, me organizimin e njerëzve, me mobilizimin, me projekte konkrete, ne kemi një kryetar si Edi Rama, që është padyshim kryeministri më i mirë që kemi pasur, që nga koha e Pavarësisë, dhe një Parti Socialiste që ka thyer rekord me tre mandate dhe që do ta thyejë bindshëm rekordin me katër mandate.

Ne kemi punën tonë dhe jemi fokusuar te finishi, ata le të vazhdojnë të merren me llafe. Përgatituni që kush do të angazhohet me politikë, do i dëgjojë edhe ca nga këto llafet. Unë tashmë jam mësuar, por për disa që janë të rinj, do dëgjoni lloj-lloj çudirash.

Por si një sportist i mirë, kur dikush flet nga shkallët, nuk e lëmë ndeshjen për t’u marrë me atë te shkalla, por rri në fushë derisa të bëjë golin, e të fitojë siç i ka hije Tiranës sonë dhe gjithë qarkut tonë, 5-0”, u shpreh Veliaj./  S.M

Të fundit

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli bëhen prindër për herë të parë! Vjen në jetë vajza e çiftit

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë.  Çifti kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre,...

Të shoqëruar nga ‘Vrana Konti’, Rama dhe Spiropali ngjiten drejt Thethit (VIDEO)

Përmes një videoje në rrjetet sociale Edi Rama ka ndarë një moment nga ngjitja drejt Thethit, i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet...

“U mbulova nga djersët”/ Çfarë i ndodhi? Kiara Tito shkon me urgjencë në spital

Moderatorja Kiara Tito ka shkuar mbrëmjen e djeshme me urgjencë në spital për shkak se nuk është ndjerë mirë. Prezantuesja ka ndarë vetë lajmin me...

Protesta para Bashkisë Tiranë, publikohet plani i masave, ja rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka ndërmarr masa administrative për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës së thirrur para Bashkisë Tiranë...

Akuza për pastrim parash, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e polakes në Shqipëri

Në akuzë për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, Porkuroria Tiranë sekueston pasuritë e shtetases Polak, në Shqipëri Prokuroria pranë...

Lajme të tjera

Web TV