Të shoqëruar nga ‘Vrana Konti’, Rama dhe Spiropali ngjiten drejt Thethit (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një videoje në rrjetet sociale Edi Rama ka ndarë një moment nga ngjitja drejt Thethit, i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.

Rama u shpreh në videomesazh se tashmë po vijon puna për investimet e reja në male, ku fokusi është tek agro-turizmi dhe i bëri thirrje të gjithtë atyre që jetojnë dhe punojnë jashtë të kthehen në vendlindje dhe të investojnë në këto male.

Nga ana tjetër, Spiropali e ka quajtur Benet Becin, Vrana Kontin që po i shoqëronë në Malësi, etiketim që është aprovuar edhe nga Rama.

Rama: Po ngjitemi drejt Thethit ku do diskutojmë atje me ata të cilët kanë hapur dyert edhe e kanë kthyer Thethin në një destinacion europian turistik, për programin e ri, paketën e re të mbështetjes për investimet në këto male, që do i hapë rrugë atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jetë më të mirë, që kanë punuar pa pushim e kanë kursyer, që kursimet e tyre t’i investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë pa pasur më ato hallet e pafundme të zinxhirit të pronave e pa pasur as nevojë të kalojnë në gjithë atë procedurë që kërkon firmat e të gjithëve që janë shpërndarë lart e poshtë. Me një mbështetje të fuqishme qoftë në aspektin e dhënies së lejeve për të rihapur shtëpitë e të parëve, për të ndërtuar agro-turizmet, për të fituar shumë më tepër se ç’fitojnë nga puna e lodhshme në shërbim të të tjerëve atje ku janë dhe njëkohësisht për t’i dhënë mundësi ekonomisë që të fuqizohet edhe më shumë falë turizmit e falë miliona-miliona turistëve që po mësyjnë në Shqipëri, edhe më shumë këtë vit se 10 milionët e vitit të shkuar, që do të thotë shumë më tepër të ardhura, shumë më tepër konsum, shumë më tepër punë për të gjithë zinxhirin e prodhimeve të vendit e mbi të gjitha shumë më tepër krenari për Shqipëri

Lexo edhe :  “Ai dëshiron të sfidojë Greqinë"/ Media austriake jehonë takimit të Edi Ramës në Athinë

Spiropali: Pak më tej do të shkojmë në Theth pasi Vrana Konti nuk mund të na lërë në Malësinë e Madhe, do të na çojë në territorin e Shkodrës, edhe do ti biem përqark gjithë kësaj Unaze që si asnjëherë ka marrë një zhvillim të ri dhe do të sjellë jo vetëm më shumë turistë por edhe më shumë begati për gjithë banorët e zonës.

Rama: Vrana Konti ka dalë nga Kështjella e Rozafatit.

Beci: Të fillojmë rrugën, lotin e dytë të rrugës së Dukagjinit, për të bërë edhe 30 kilometra rrugë të tjera.

Rama: Jo vetëm kaq, po kemi edhe një plan shumë ambicioz por do ta mbajmë për një moment sekret dhe surprizë për shkodranët, për Shkodrën loce që tani në krahët e Rilindjes do të fluturohë lart e më lart dhe do kthehet në atë lartësi që e kanë dashur dhe i kanë kënduar poetët e vet të jashtëzakonshëm./E.T

Të fundit

Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e...

Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion...

Për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm, këto janë 9 ushqimet që duhet të konsumoni

1.Vezët Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese...

“Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK!”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdaraj i ftuar në një emision televiziv, foli për goditjen e shtatë grupeve kriminale nga SPAK. Ai tha se politikanët që kanë bashkëpunuar...

SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të...

Lajme të tjera

Web TV